Giorgos mazonakisVdekja e këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, Policia sekuestron dy ampula në klinikë - dyshohet se përmbanin substancë kundërvepruese ndaj qetësuesit
2 min čitanja
Giorgos mazonakis
Vdekja e këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, Policia sekuestron dy ampula në klinikë - dyshohet se përmbanin substancë kundërvepruese ndaj qetësuesit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Detaje të reja janë bërë publike nga hetimet për vdekjen e këngëtarit të njohur grek, Giorgos Mazonakis, pasi gjatë një kontrolli policor në klinikën ku ai u rrëzua janë gjetur dhe sekuestruar dy flakonë që dyshohet se përmbanin një substancë kundërvepruese ndaj një medikamenti qetësues.Sipas raportimit të medias greke Proto Thema, flakonët u gjetën në klinikën e mjekëve Ioanna Gaka dhe Ilias Theodoropoulos, në rrugën Karneadou, në zonën e Kolonakit në Athinë. Bëhet fjalë për flumazenilin, një substancë që përdoret në raste të caktuara për të kundërvepruar ndaj efekteve të benzodiazepinave, një grup medikamentesh ku përfshihet edhe midazolami.Ky i fundit, sipas rezultateve të analizave toksikologjike të përmendura në raportim, është identifikuar në gjakun e këngëtarit. Megjithatë, gjetja e këtyre substancave nuk përcakton vetvetiu rrethanat në të cilat ato kanë përfunduar në organizmin e tij apo nëse kanë pasur rol në vdekjen e artistit.Giorgos Fitsialos, ekspert mjekoligjor i angazhuar nga familja e këngëtarit dhe drejtues i laboratorëve DNAlogy, ka deklaruar se analizat toksikologjike kanë identifikuar disa substanca në gjakun e Mazonakis.Lista e publikuar përfshin olanzapinë dhe aripiprazolin, dy medikamente antipsikotike, midazolamin, flumazenilin, lidokainën, kokainën dhe benzoilekgoninën, një metabolit që përdoret si tregues i ekspozimit ndaj kokainës. Në të përfshihet gjithashtu propofoli, një medikament intravenoz që përdoret për anestezi dhe sedacion.Në deklaratën e tij për Proto Thema, Fitsialos bëri të ditur se ishte kryer një kontroll i gjerë toksikologjik për rreth 1.600 substanca. Sipas tij, gjetjet që kërkojnë vëmendje të veçantë janë propofoli, midazolami dhe flumazenili, të cilat mund të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes në klinikën e Kolonakit.Megjithatë, prania e këtyre substancave nuk mjafton për të nxjerrë përfundime mbi shkakun e vdekjes apo për të përcaktuar se si janë administruar. Për këtë nevojitet vlerësimi i plotë i rezultate
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.