PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
SepaHapet rruga për hapat e fundit për finalizimin e aplikimit të Kosovës në SEPA – do të mundësojë pagesa ndërkufitare më të shpejta
2 min čitanja
Sepa

Hapet rruga për hapat e fundit për finalizimin e aplikimit të Kosovës në SEPA – do të mundësojë pagesa ndërkufitare më të shpejta

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Përfshirja e Kosovës në SEPA do t’u mundësojë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës pagesa ndërkufitare në euro më të shpejta, më të lehta dhe me kosto më të ulët, me kursime të vlerësuara në mbi 55 milionë euro në vit.Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka mirëpritur miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit (AML/CFT), duke e vlerësuar këtë si një hap shumë të rëndësishëm drejt përfshirjes së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).Në njoftim thuhet se me miratimin e këtij Ligji plotësohet një nga kushtet kryesore legjislative, duke i hapur rrugë vazhdimit të procesit të nisur nga BQK-ja me paraaplikimin në vitin 2024.“Pas hyrjes së Ligjit në fuqi, BQK-ja do të nxjerrë rregulloret përkatëse që burojnë prej tij dhe do të finalizojë përditësimin teknik të aplikimit, duke reflektuar edhe ndryshimet e ndërkohshme në legjislacionin evropian, në koordinim me institucionet përkatëse të BE-së.Me përmbylljen e këtyre hapave, aplikimi do të dorëzohet për shqyrtim sipas procedurave dhe afateve të institucioneve kompetente evropiane. Ndërkohë, BQK-ja, në bashkëpunim me sektorin bankar, po vazhdon përgatitjet për zbatimin e skemave të pagesave SEPA”, thuhet tutje.BQK-ja mbetet e përkushtuar që procesi të avancojë sa më shpejt, duke siguruar përmbushjen e kërkesave përkatëse dhe koordinimin e nevojshëm me institucionet evropiane.Përfshirja e Kosovës në SEPA do t’u mundësojë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës pagesa ndërkufitare në euro më të shpejta, më të lehta dhe me kosto më të ulët, me kursime të vlerësuara në mbi 55 milionë euro në vit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Përfshirja e Kosovës në SEPA do t’u mundësojë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës pagesa ndërkufitare në euro më të shpejta, më të lehta dhe me kosto më të ulët, me kursime të vlerësuara në mbi 55 milionë euro në vit.Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka mirëpritur miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit (AML/CFT), duke e vlerësuar këtë si një hap shumë të rëndësishëm drejt përfshirjes së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).Në njoftim thuhet se me miratimin e këtij Ligji plotësohet një nga kushtet kryesore legjislative, duke i hapur rrugë vazhdimit të procesit të nisur nga BQK-ja me paraaplikimin në vitin 2024.“Pas hyrjes së Ligjit në fuqi, BQK-ja do të nxjerrë rregulloret përkatëse që burojnë prej tij dhe do të finalizojë përditësimin teknik të aplikimit, duke reflektuar edhe ndryshimet e ndërkohshme në legjislacionin evropian, në koordinim me institucionet përkatëse të BE-së.Me përmbylljen e këtyre hapave, aplikimi do të dorëzohet për shqyrtim sipas procedurave dhe afateve të institucioneve kompetente evropiane. Ndërkohë, BQK-ja, në bashkëpunim me sektorin bankar, po vazhdon përgatitjet për zbatimin e skemave të pagesave SEPA”, thuhet tutje.BQK-ja mbetet e përkushtuar që procesi të avancojë sa më shpejt, duke siguruar përmbushjen e kërkesave përkatëse dhe koordinimin e nevojshëm me institucionet evropiane.Përfshirja e Kosovës në SEPA do t’u mundësojë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës pagesa ndërkufitare në euro më të shpejta, më të lehta dhe me kosto më të ulët, me kursime të vlerësuara në mbi 55 milionë euro në vit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…