GjermaniaGjermania përkrah sulmet ukrainase brenda territorit rus
2 min čitanja
Gjermania
Gjermania përkrah sulmet ukrainase brenda territorit rus
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se i konsideron plotësisht të kuptueshme dhe të justifikuara sulmet e Ukrainës ndaj objektivave në territorin rus që dëmtojnë aftësinë e Moskës për të zhvilluar luftën.Sipas tij, Ukraina ka të drejtë të godasë objektiva që ndikojnë drejtpërdrejt në kapacitetet e qeverisë ruse dhe të ushtrisë së saj për të vazhduar agresionin ushtarak.Merz theksoi se këto sulme mund të përfshijnë si infrastrukturën e komunikimit, ashtu edhe objektivat që lidhen me furnizimin me energji. Këto kapacitete janë të rëndësishme për funksionimin e shtetit rus dhe për mbështetjen e operacioneve të tij ushtarake.“E konsideroj plotësisht të kuptueshme dhe të justifikuar që Ukraina, nga ana e saj, të sulmojë objektiva në Rusi që dëmtojnë aftësinë e qeverisë ruse dhe të ushtrisë ruse për të zhvilluar luftën”, deklaroi kancelari gjerman. Ai shtoi se kjo vlen si për sistemet e komunikimit, ashtu edhe për furnizimet me energji, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre objektivave në përpjekjet për të kufizuar kapacitetet e Moskës.Sipas Merzit, Ukraina duhet ta bëjë Rusinë të kuptojë se është seriozisht e gatshme të mbrojë veten. Ai vlerësoi se sulmet ndaj objektivave që mbështesin përpjekjet luftarake ruse janë ndër mjetet e pakta që Kievi ka në dispozicion për ta përcjellë këtë mesazh.“Këto janë me sa duket të vetmet mjete që ka Ukraina për ta bërë Rusinë të kuptojë se është vërtet e gatshme të mbrohet”, tha Merz.Deklaratat e kancelarit gjerman pasqyrojnë mbështetjen e tij për të drejtën e Ukrainës për t'iu kundërpërgjigjur agresionit rus dhe për të goditur kapacitetet që ndihmojnë Moskën të vazhdojë luftën.Që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, Ukraina ka shtuar përpjekjet për të goditur objektiva ushtarake, logjistike dhe energjetike brenda Rusisë. Kievi synon të kufizojë furnizimin e ushtrisë ruse, të pengojë transportin e pajisjeve ushtarake dhe të dobësojë infrastrukturën që mbështet operacionet luftarake. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.