PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Muriel zaghaFranca është në luftë për historinë e vet, dhe kjo është çuditërisht argëtuese
2 min čitanja
Muriel zagha

Franca është në luftë për historinë e vet, dhe kjo është çuditërisht argëtuese

Reakcije čitalacaUčitavamo…

E majta dhe e djathta po e përdorin spektaklin historik si armë përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.Nga: Muriel Zagha / The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comBazilika madhështore e San-Denit [Saint-Denis], në periferi të Parisit, është e mbushur me pllaka përkujtimore dhe figura të shtrira të mbretërve dhe mbretëreshave franceze. Ajo ishte gjithashtu skena e një prej episodeve më traumatike të Terrorit që pasoi revolucionin e vitit 1789.Në vitin 1793, Konventa Kombëtare në pushtet urdhëroi që varret mbretërore të hapeshin dhe mbetjet njerëzore të hidheshin në varre masive, përpara se të mbuloheshin me gëlqere të pashuar. Duke shkruar në vitet 1850, historiani francez i revolucionit, Jules Michelet, do ta përshkruante më vonë këtë akt fshirjeje si “vrasjen e monarkisë madje edhe në të kaluarën dhe në varret e saj”.Sot, qyteti i San-Denit, një periferi e madhe e Parisit, është rikthyer në lajme në kontekstin e historisë franceze. Këshilli departamental i Senë-San-Denit [Seine-Saint-Denis] njoftoi kohët e fundit një program shfaqjesh historike me titull Populaire. Toutes nos histoires (E popullit. Të gjitha historitë tona), që do të vihet në skenë në vitin 2027.Programi do të përfshijë një rikrijim të përdhosjes së vitit 1793, të vënë në skenë në sheshin përpara bazilikës. Njoftimi ka shkaktuar zemërim në të djathtën franceze, e cila e ka dënuar si kremtim pa shije të një prej episodeve më të errëta në historinë e vendit.Një nga koordinatorët kryesorë të programit Populaire është historiani francez Patrick Boucheron, fusha e kërkimit të të cilit është kornizimi politik dhe ideologjik i historisë. Boucheroni më parë ishte anëtar i komitetit që konceptoi ceremoninë e debatueshme të hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit e cila, ndër të tjera, përfshinte një tablo me figura të Marie-Antoinette-s me kokë të prerë në vendin e Konsijerzherit [Conciergerie] (ku mbretëresha u burgos ndërsa priste ekzekutimin e saj), dhe u kritikua për mungesën e vrazhdë të respektit.N

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

E majta dhe e djathta po e përdorin spektaklin historik si armë përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.Nga: Muriel Zagha / The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comBazilika madhështore e San-Denit [Saint-Denis], në periferi të Parisit, është e mbushur me pllaka përkujtimore dhe figura të shtrira të mbretërve dhe mbretëreshave franceze. Ajo ishte gjithashtu skena e një prej episodeve më traumatike të Terrorit që pasoi revolucionin e vitit 1789.Në vitin 1793, Konventa Kombëtare në pushtet urdhëroi që varret mbretërore të hapeshin dhe mbetjet njerëzore të hidheshin në varre masive, përpara se të mbuloheshin me gëlqere të pashuar. Duke shkruar në vitet 1850, historiani francez i revolucionit, Jules Michelet, do ta përshkruante më vonë këtë akt fshirjeje si “vrasjen e monarkisë madje edhe në të kaluarën dhe në varret e saj”.Sot, qyteti i San-Denit, një periferi e madhe e Parisit, është rikthyer në lajme në kontekstin e historisë franceze. Këshilli departamental i Senë-San-Denit [Seine-Saint-Denis] njoftoi kohët e fundit një program shfaqjesh historike me titull Populaire. Toutes nos histoires (E popullit. Të gjitha historitë tona), që do të vihet në skenë në vitin 2027.Programi do të përfshijë një rikrijim të përdhosjes së vitit 1793, të vënë në skenë në sheshin përpara bazilikës. Njoftimi ka shkaktuar zemërim në të djathtën franceze, e cila e ka dënuar si kremtim pa shije të një prej episodeve më të errëta në historinë e vendit.Një nga koordinatorët kryesorë të programit Populaire është historiani francez Patrick Boucheron, fusha e kërkimit të të cilit është kornizimi politik dhe ideologjik i historisë. Boucheroni më parë ishte anëtar i komitetit që konceptoi ceremoninë e debatueshme të hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit e cila, ndër të tjera, përfshinte një tablo me figura të Marie-Antoinette-s me kokë të prerë në vendin e Konsijerzherit [Conciergerie] (ku mbretëresha u burgos ndërsa priste ekzekutimin e saj), dhe u kritikua për mungesën e vrazhdë të respektit.N

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…