PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
August hanningDyshimet për spiunazh tronditin Berlinin: Ish-kreu i inteligjencës gjermane nën hetim për lidhje me njeriun besnik të Putinit
2 min čitanja
August hanning

Dyshimet për spiunazh tronditin Berlinin: Ish-kreu i inteligjencës gjermane nën hetim për lidhje me njeriun besnik të Putinit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

August Hanning, i cili gjendet në paraburgim, mbante kontakte me Nikolai Patrushevin, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më radikalë të Vlladimir Putinit. Një hulumtim i gazetës «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» shpalos dyshime serioze. Patrushevi ka qenë aktiv edhe në Ballkan.Prokuroria Federale e Gjermanisë ka nisur një hetim ndaj ish-shefit të Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), August Hanning, nën dyshimin për spiunazh dhe tradhti ndaj shtetit. Ndërsa hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit të tij me Azerbajxhanin në çështje të lobimit në fushën e energjisë, vëmendja e opinionit publik po përqendrohet edhe te kontaktet e Hanningut me rrethin më të ngushtë të pushtetit në Kremlin. Këtë e zbulon një hulumtim i gazetës «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» (FAS).Sipas hulumtimit, Hanningu ka mbajtur marrëdhënie të vazhdueshme me Nikolai Patrushevin, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më radikalë të Vlladimir Putinit. Patrushevi, i cili ka drejtuar shërbimin sekret rus (FSB) dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Rusisë, njihet si një nga arkitektët e linjës së ashpër kundër Perëndimit. Kontaktet mes tyre kishin nisur kur Hanningu ishte në krye të inteligjencës gjermane, gjatë luftës në Çeçeni, dhe vazhduan edhe pas daljes së tij në pension, më 2009.Pavarësisht aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014 dhe përshkallëzimit të tensioneve ndërkombëtare, Hanningu nuk i ndërpreu takimet me zyrtarin e lartë rus. Më 2016, ish-kreu i BND-së mori pjesë në një konferencë për sigurinë në Moskë, të hapur nga vetë Patrushevi, ku u shpreh kundër sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë. Tri vjet më vonë, më 2019, të dy u fotografuan krah për krah gjatë një takimi në manastirin privat në ishullin Valaam, një vend pushimi për elitën politike ruse.Këto zhvillime kanë nxitur reagime në qarqet politike në Berlin, ku qasja e Hanningut ndaj Moskës është parë si një përafrim i rrezikshëm me interesat e Kremlinit. Nga ana tjetër, mbrojtësit e Hanningut dhe al

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

August Hanning, i cili gjendet në paraburgim, mbante kontakte me Nikolai Patrushevin, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më radikalë të Vlladimir Putinit. Një hulumtim i gazetës «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» shpalos dyshime serioze. Patrushevi ka qenë aktiv edhe në Ballkan.Prokuroria Federale e Gjermanisë ka nisur një hetim ndaj ish-shefit të Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), August Hanning, nën dyshimin për spiunazh dhe tradhti ndaj shtetit. Ndërsa hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit të tij me Azerbajxhanin në çështje të lobimit në fushën e energjisë, vëmendja e opinionit publik po përqendrohet edhe te kontaktet e Hanningut me rrethin më të ngushtë të pushtetit në Kremlin. Këtë e zbulon një hulumtim i gazetës «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» (FAS).Sipas hulumtimit, Hanningu ka mbajtur marrëdhënie të vazhdueshme me Nikolai Patrushevin, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më radikalë të Vlladimir Putinit. Patrushevi, i cili ka drejtuar shërbimin sekret rus (FSB) dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Rusisë, njihet si një nga arkitektët e linjës së ashpër kundër Perëndimit. Kontaktet mes tyre kishin nisur kur Hanningu ishte në krye të inteligjencës gjermane, gjatë luftës në Çeçeni, dhe vazhduan edhe pas daljes së tij në pension, më 2009.Pavarësisht aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014 dhe përshkallëzimit të tensioneve ndërkombëtare, Hanningu nuk i ndërpreu takimet me zyrtarin e lartë rus. Më 2016, ish-kreu i BND-së mori pjesë në një konferencë për sigurinë në Moskë, të hapur nga vetë Patrushevi, ku u shpreh kundër sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë. Tri vjet më vonë, më 2019, të dy u fotografuan krah për krah gjatë një takimi në manastirin privat në ishullin Valaam, një vend pushimi për elitën politike ruse.Këto zhvillime kanë nxitur reagime në qarqet politike në Berlin, ku qasja e Hanningut ndaj Moskës është parë si një përafrim i rrezikshëm me interesat e Kremlinit. Nga ana tjetër, mbrojtësit e Hanningut dhe al

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…