PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Policia e kosovësKonfiskohen mbi 50 kilogramë marihuanë në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar
2 min čitanja
Policia e kosovës

Konfiskohen mbi 50 kilogramë marihuanë në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Sektori Qendror, pas hetimeve disa mujore lidhur me rastin e koduar “MALI”, në koordinim me Prokurorinë Themelore Gjilan, më datë 16.10.2026 rreth orës 21:40, ka realizuar një operacion taktik ku janë arrestuar dy persona.Hetimet lidhur me këtë rast janë zhvilluar nën dyshimin se persona të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’, gjegjësisht janë duke bërë përgatitjet për transport jashtë vendi të lëndëve narkotike.Në kuadër të operacionit janë kontrolluar dy shtëpi dhe objekte përcjellëse. Gjatë kontrollit, në njërën prej veturave (në bagazh) është gjetur dhe konfiskuar substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, me vlerë në tregun vendor rreth 80 mijë euro. Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë:53 kilogramë substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë;2 telefona mobil dhe2 automjete me targa vendore.Operacioni është mbështetur në terren nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) – Gjilan, si dhe nga Njësia e Forenzikës Rajonale Gjilan, e cila ka bërë fotografimin, evidentimin dhe tërheqjen e dëshmive nga vendi i ngjarjes. Te dyshuarit: B.A., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar) dhe S.H., (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar), pas intervistimit në prezencë të avokateve mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit, ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Sektori Qendror, pas hetimeve disa mujore lidhur me rastin e koduar “MALI”, në koordinim me Prokurorinë Themelore Gjilan, më datë 16.10.2026 rreth orës 21:40, ka realizuar një operacion taktik ku janë arrestuar dy persona.Hetimet lidhur me këtë rast janë zhvilluar nën dyshimin se persona të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’, gjegjësisht janë duke bërë përgatitjet për transport jashtë vendi të lëndëve narkotike.Në kuadër të operacionit janë kontrolluar dy shtëpi dhe objekte përcjellëse. Gjatë kontrollit, në njërën prej veturave (në bagazh) është gjetur dhe konfiskuar substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, me vlerë në tregun vendor rreth 80 mijë euro. Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë:53 kilogramë substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë;2 telefona mobil dhe2 automjete me targa vendore.Operacioni është mbështetur në terren nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) – Gjilan, si dhe nga Njësia e Forenzikës Rajonale Gjilan, e cila ka bërë fotografimin, evidentimin dhe tërheqjen e dëshmive nga vendi i ngjarjes. Te dyshuarit: B.A., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar) dhe S.H., (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar), pas intervistimit në prezencë të avokateve mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit, ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…