PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
David oulehlPrezantuesja, intervista e së cilës me trajnerin çek u bë virale, flet për herë të parë pas ngjarjes: Besoj se gruaja e tij është e kënaqur
2 min čitanja
David oulehl

Prezantuesja, intervista e së cilës me trajnerin çek u bë virale, flet për herë të parë pas ngjarjes: Besoj se gruaja e tij është e kënaqur

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Prezantuesja çeke Sabina Jakšova foli pasi intervista e saj me David Oulehl, trajnerin e ekipit të ligës së dytë FK Viagem Usti nad Labem, e cila u bë virale në internet.Biseda u regjistrua pasi ekipi i tij humbi 3-2 ndaj SFC Opava në fillim të këtij muaji, dhe tërhoqi vëmendjen sepse trajneri shmangu shikimin nga gazetari gjatë intervistës.Në një intervistë me SunSport, Jaksova vlerësoi sjelljen e trajnerit dhe zbuloi se gruaja e tij Lucie ishte e kënaqur me kaq shumë vëmendje.“Gruaja e tij i ndjek me kujdes intervistat tona dhe besoj se u gëzua që kjo intervistë u bë virale”, tha Jakšova."David ka një vullnet shumë të fortë dhe ne në klub jemi krenarë për të. Nuk e vura re që po shikonte diku tjetër sepse po përqendrohesha në atë që po thoshte", shtoi ajo. @fkviagemusti Hodnocení trenéra Davida Olehly po dnešním utkání, ve kterém jsme bohužel podlehli Opavě 2:3. ————- Head coach David Olehla shares his thoughts on today’s match, in which we unfortunately suffered a 3–2 defeat against Opava. #fkviagem #football #girls #usa #italy ♬ původní zvuk - FK VIAGEM Ústí nad Labem Ajo thotë se është e befasuar që videoja ka bërë jehonë në të gjithë botën."Jam mësuar me vëmendjen sepse FK Viagem Ustíi nad Labem është një nga klubet më të ndjekura në Republikën Çeke. Njerëzit më njohin në vendin tim dhe jam një prezantuese e njohur, por u befasova këndshëm që kjo është përhapur përtej kufijve tanë", theksoi ajo.Një pjesë e publikut e kritikoi për zgjedhjen e veshjeve gjatë intervistës, por Jakšova nuk sheh ndonjë problem në këtë."Nuk mendoj se vishem në mënyrë provokuese. Këtu në Republikën Çeke është normale që një grua të veshë rroba dhe taka të bukura kur del dhe dëshiron të duket bukur. Argëtimi është në thelb të marketingut tonë dhe gjithçka tjetër është ndërtuar rreth kësaj. Në Viagem ne besojmë se futbolli është si biznesi i shfaqjeve. E kuptoj që disa njerëz do të ishin të lumtur nëse do të isha e mbuluar, por nga ana tjetër, do të zhgënjeja edhe shumë njerëz", tha ajo

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Prezantuesja çeke Sabina Jakšova foli pasi intervista e saj me David Oulehl, trajnerin e ekipit të ligës së dytë FK Viagem Usti nad Labem, e cila u bë virale në internet.Biseda u regjistrua pasi ekipi i tij humbi 3-2 ndaj SFC Opava në fillim të këtij muaji, dhe tërhoqi vëmendjen sepse trajneri shmangu shikimin nga gazetari gjatë intervistës.Në një intervistë me SunSport, Jaksova vlerësoi sjelljen e trajnerit dhe zbuloi se gruaja e tij Lucie ishte e kënaqur me kaq shumë vëmendje.“Gruaja e tij i ndjek me kujdes intervistat tona dhe besoj se u gëzua që kjo intervistë u bë virale”, tha Jakšova."David ka një vullnet shumë të fortë dhe ne në klub jemi krenarë për të. Nuk e vura re që po shikonte diku tjetër sepse po përqendrohesha në atë që po thoshte", shtoi ajo. @fkviagemusti Hodnocení trenéra Davida Olehly po dnešním utkání, ve kterém jsme bohužel podlehli Opavě 2:3. ————- Head coach David Olehla shares his thoughts on today’s match, in which we unfortunately suffered a 3–2 defeat against Opava. #fkviagem #football #girls #usa #italy ♬ původní zvuk - FK VIAGEM Ústí nad Labem Ajo thotë se është e befasuar që videoja ka bërë jehonë në të gjithë botën."Jam mësuar me vëmendjen sepse FK Viagem Ustíi nad Labem është një nga klubet më të ndjekura në Republikën Çeke. Njerëzit më njohin në vendin tim dhe jam një prezantuese e njohur, por u befasova këndshëm që kjo është përhapur përtej kufijve tanë", theksoi ajo.Një pjesë e publikut e kritikoi për zgjedhjen e veshjeve gjatë intervistës, por Jakšova nuk sheh ndonjë problem në këtë."Nuk mendoj se vishem në mënyrë provokuese. Këtu në Republikën Çeke është normale që një grua të veshë rroba dhe taka të bukura kur del dhe dëshiron të duket bukur. Argëtimi është në thelb të marketingut tonë dhe gjithçka tjetër është ndërtuar rreth kësaj. Në Viagem ne besojmë se futbolli është si biznesi i shfaqjeve. E kuptoj që disa njerëz do të ishin të lumtur nëse do të isha e mbuluar, por nga ana tjetër, do të zhgënjeja edhe shumë njerëz", tha ajo

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…