Protesta në tiranëKlevi Metaj rrëfen me pranga nga shtrati i spitalit përballjen me 6 policët: Më qëlluan vazhdimisht të parët
2 min čitanja
Protesta në tiranë
Klevi Metaj rrëfen me pranga nga shtrati i spitalit përballjen me 6 policët: Më qëlluan vazhdimisht të parët
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
22-vjeçari Klevi Metaj, i cili u përball me 6 punonjës policie disa ditë më parë, gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ka rrëfyer në detaje se si ndodhi ngjarja.Me pranga në duar nga shtrati i Spitalit të Traumës, Klevi Metaj për Fiks Fare tregon se policët e kanë pikasur dhe e kanë ndjekur për disa minuta, duke e qëlluar vazhdimisht, njofton Top Channel.Megjithëse Gjykata e Tiranës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Klevi vijon të mbahet në spital, madje në dhomë qëndrojnë 2 punonjës të Policisë së Shtetit. Ai thotë se, aktualisht nuk ka asnjë dëme të mëdha fizike, teksa tregon me detaje të gjithë episodin.Studenti thotë se reagimi i tij, i fiksuar me video dhe bërë meme në rrejte sociale, ka ardhur për shkak të provokimeve të vazhdueshme të policisë, që qëllonin me çfarë të mundnin.“Isha larg në fillim dhe po mbështesja njerëzit. Ndërhynë ata me gurë, me lotsjellës e kështu. U shpërhapën njerëzit. Shikoj unë rreth e rrotull meje, ata që kishin ngelur kishin hapur krahun” thotë Klevi.Ai shton se të gjithë lëviznin me shpejtësi, pasi nuk duronin dot gazin lotsjellës. “Dhe kur erdhi polici me skafandër e kështu, shikoj kisha ngelur vetëm unë aty. Ua vesha me gurë, me të tëra unë. Se u acarova që më hodhën atë lotsjellësin. Piketo njërin ata … Po ikja unë, isha për të ikur te sheshi, më piketon njëri mua nga këta, më vjen e më gjuan nga këmbët me shkop. Mos gjuaj i them unë, mos më gjuaj mua i them. Vazhdova të ikja. Ai më keq pastaj, më gjuan në kurriz pastaj. U acarova, ua vesha një. Me mjete rrethanore. Edhe, ata kanë ikur nga puna bashkë me shefin unë këtu” thotë studenti.Më tej shton se të dyja palët kanë gabime. “Nuk zgjidhet në këtë lloj mënyre. Janë gjëra të ndërlikuara. Këta po ta kishim inat të gjatin (i referohet kryeministrit), s’kishin pse ta votonin fare. Dhe se lëshon më atë grusht ai. Këtu i ke të tërë të korruptuar dhe nuk zgjidhet me protestë. Protesta është të thuash që shiko se nuk bëni dot si të doni” shton ai.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.