PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KinaVetura kineze mbeti pa boshtin e pasmë - ndalohet shitja
2 min čitanja
Kina

Vetura kineze mbeti pa boshtin e pasmë - ndalohet shitja

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Autoritetet në Malajzi kanë ndaluar përkohësisht shitjen e modelit kinez Chery Omoda 5, pas raportimeve për një defekt serioz teknik që mund të rrezikojë sigurinë e drejtuesve dhe pasagjerëve.Vendimi u mor pasi në rrjetet sociale u publikuan fotografi të një veture të këtij modeli, së cilës i ishte shkëputur pjesa e pasme e sistemit të pezullimit. Pas incidentit, autoritetet pezulluan miratimin për homologimin e automjetit dhe paralajmëruan hetime për të përcaktuar shkaqet e defektit.Departamenti Malajzian i Transportit Rrugor e njoftoi vendimin më 11 tetor, duke e shtrirë pezullimin në shitjen e modelit Omoda 5 në vend.Prodhuesi kinez Chery ka konfirmuar se ekziston një problem teknik dhe u ka bërë thirrje pronarëve të automjeteve potencialisht të prekura që t’i dërgojnë ato në serviset e autorizuara për kontrolle shtesë. Sipas kompanisë, problemi lidhet me versionet e mëparshme të modelit, të prodhuara para ridizajnimit. Pronarët mund të kontrollojnë nëse veturat e tyre janë pjesë e serisë së prekur duke përdorur numrin identifikues të automjetit (VIN).Rasti ka shkaktuar shqetësime për sigurinë dhe kontrollin e cilësisë së veturave të prodhuara nga kompania kineze, e cila vitet e fundit ka fituar popullaritet në tregun malajzian.Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji për Chery-n. Në vitin 2024, kompania tërhoqi vullnetarisht 600 vetura Omoda 5 për shkak të një defekti të mundshëm në boshtin e pasmë, i lidhur me një problem në saldim. Kontrollet e mëvonshme treguan se defekti kishte prekur 60 automjete.Ndërkohë, kompania është përballur edhe me kritika për reagimin ndaj rastit të fundit, pasi pamjet e veturës së dëmtuar u publikuan disa ditë para se të vinte reagimi zyrtar.Autoritetet malajziane pritet të përcaktojnë përmes hetimeve nëse defekti përbën rrezik më të gjerë dhe nëse nevojiten masa të tjera për automjetet e këtij modeli. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Autoritetet në Malajzi kanë ndaluar përkohësisht shitjen e modelit kinez Chery Omoda 5, pas raportimeve për një defekt serioz teknik që mund të rrezikojë sigurinë e drejtuesve dhe pasagjerëve.Vendimi u mor pasi në rrjetet sociale u publikuan fotografi të një veture të këtij modeli, së cilës i ishte shkëputur pjesa e pasme e sistemit të pezullimit. Pas incidentit, autoritetet pezulluan miratimin për homologimin e automjetit dhe paralajmëruan hetime për të përcaktuar shkaqet e defektit.Departamenti Malajzian i Transportit Rrugor e njoftoi vendimin më 11 tetor, duke e shtrirë pezullimin në shitjen e modelit Omoda 5 në vend.Prodhuesi kinez Chery ka konfirmuar se ekziston një problem teknik dhe u ka bërë thirrje pronarëve të automjeteve potencialisht të prekura që t’i dërgojnë ato në serviset e autorizuara për kontrolle shtesë. Sipas kompanisë, problemi lidhet me versionet e mëparshme të modelit, të prodhuara para ridizajnimit. Pronarët mund të kontrollojnë nëse veturat e tyre janë pjesë e serisë së prekur duke përdorur numrin identifikues të automjetit (VIN).Rasti ka shkaktuar shqetësime për sigurinë dhe kontrollin e cilësisë së veturave të prodhuara nga kompania kineze, e cila vitet e fundit ka fituar popullaritet në tregun malajzian.Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji për Chery-n. Në vitin 2024, kompania tërhoqi vullnetarisht 600 vetura Omoda 5 për shkak të një defekti të mundshëm në boshtin e pasmë, i lidhur me një problem në saldim. Kontrollet e mëvonshme treguan se defekti kishte prekur 60 automjete.Ndërkohë, kompania është përballur edhe me kritika për reagimin ndaj rastit të fundit, pasi pamjet e veturës së dëmtuar u publikuan disa ditë para se të vinte reagimi zyrtar.Autoritetet malajziane pritet të përcaktojnë përmes hetimeve nëse defekti përbën rrezik më të gjerë dhe nëse nevojiten masa të tjera për automjetet e këtij modeli. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…