PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ferland mendyYlli i Real Madridit përfundon në gjyq pas sulmit të rëndë të qenve të tij ndaj një 17-vjeçari
2 min čitanja
Ferland mendy

Ylli i Real Madridit përfundon në gjyq pas sulmit të rëndë të qenve të tij ndaj një 17-vjeçari

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Gjykata penale në Madrid ka caktuar 21 dhjetorin si datën kur do të nisë gjyqi ndaj mbrojtësit të Real Madridit, Ferland Mendy, i akuzuar për neglizhencë pas një sulmi të rëndë nga qentë e tij ndaj një të mituri 17-vjeçar.Prokuroria kërkon që futbollisti francez të gjobitet me 1,200 euro dhe të paguajë 5,700 euro dëmshpërblim për të dëmtuarit.Sipas një vendimi procedural të 1 tetorit, të raportuar nga gazeta spanjolle Sport, seanca do të mbahet në gjykatën e Madridit, në rrugën Julian Camarillo. Në gjyq janë thirrur Mendy, dëshmitarët, ekspertët dhe viktimat. Futbollisti do të dëshmojë me ndihmën e një përkthyesi të frëngjishtes.Ngjarja ka ndodhur më 4 janar 2023, kur katër qen të Mendy dolën nga prona e tij në Alcobendas, pasi porta nuk ishte mbyllur siç duhej. Njëri prej qenve iu afrua një gruaje që po shëtiste qenin e saj dhe e sulmoi atë aq rëndë, sa veterinerët u detyruan ta eutanizonin.Situata u përkeqësua kur një 17-vjeçar, i cili po shëtiste qenin e tij dhe e pa sulmin, ndërhyri për ta ndihmuar gruan. Ai u bë viktima e radhës.Qeni e kafshoi me forcë në këmbën e majtë, duke i shkaktuar katër plagë, disa prej të cilave deri në dy centimetra në diametër. I riu iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe iu deshën 30 ditë për t’u shëruar. Skandal në Spanjë: Javier Tebas krahason Real Madridin me regjimin nazist, vjen reagimi i ashpër i klubit Edhe qeni i tij pësoi lëndime, pasi u kafshua në qafë dhe në gjoks, ndërsa humbi një dhëmb. Atij iu desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent.Prokuroria e akuzon Mendy për neglizhencë, duke pretenduar se ai nuk tregoi kujdesin e duhur dhe nuk mori masat e nevojshme për të siguruar që porta të ishte mbyllur mirë pasi automjeti kishte hyrë në pronë./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Gjykata penale në Madrid ka caktuar 21 dhjetorin si datën kur do të nisë gjyqi ndaj mbrojtësit të Real Madridit, Ferland Mendy, i akuzuar për neglizhencë pas një sulmi të rëndë nga qentë e tij ndaj një të mituri 17-vjeçar.Prokuroria kërkon që futbollisti francez të gjobitet me 1,200 euro dhe të paguajë 5,700 euro dëmshpërblim për të dëmtuarit.Sipas një vendimi procedural të 1 tetorit, të raportuar nga gazeta spanjolle Sport, seanca do të mbahet në gjykatën e Madridit, në rrugën Julian Camarillo. Në gjyq janë thirrur Mendy, dëshmitarët, ekspertët dhe viktimat. Futbollisti do të dëshmojë me ndihmën e një përkthyesi të frëngjishtes.Ngjarja ka ndodhur më 4 janar 2023, kur katër qen të Mendy dolën nga prona e tij në Alcobendas, pasi porta nuk ishte mbyllur siç duhej. Njëri prej qenve iu afrua një gruaje që po shëtiste qenin e saj dhe e sulmoi atë aq rëndë, sa veterinerët u detyruan ta eutanizonin.Situata u përkeqësua kur një 17-vjeçar, i cili po shëtiste qenin e tij dhe e pa sulmin, ndërhyri për ta ndihmuar gruan. Ai u bë viktima e radhës.Qeni e kafshoi me forcë në këmbën e majtë, duke i shkaktuar katër plagë, disa prej të cilave deri në dy centimetra në diametër. I riu iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe iu deshën 30 ditë për t’u shëruar. Skandal në Spanjë: Javier Tebas krahason Real Madridin me regjimin nazist, vjen reagimi i ashpër i klubit Edhe qeni i tij pësoi lëndime, pasi u kafshua në qafë dhe në gjoks, ndërsa humbi një dhëmb. Atij iu desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent.Prokuroria e akuzon Mendy për neglizhencë, duke pretenduar se ai nuk tregoi kujdesin e duhur dhe nuk mori masat e nevojshme për të siguruar që porta të ishte mbyllur mirë pasi automjeti kishte hyrë në pronë./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…