PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
IzraeliIzraelitët sulmojnë gazetaren amerikane në Bregun Perëndimor
2 min čitanja
Izraeli

Izraelitët sulmojnë gazetaren amerikane në Bregun Perëndimor

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka kërkuar hetim për sulmin ndaj gazetares amerikane Heidi Levine, e cila u sulmua nga kolonët izraelitë teksa po raportonte në Bregun Perëndimor të pushtuar.Fotoreporterja e gazetës The Washington Post po raportonte për vjedhjen e ullinjve dhe sulmet ndaj fermerëve palestinezë, kur u bë cak i dhunës nga kolonët izraelitë.Zëdhënësi i zëvendësit të OKB-së, Farhan Haq, konfirmoi se organizata është në dijeni të incidentit dhe kërkoi që rasti të hetohet.Ai theksoi se ky është një tjetër rast i shkeljes së të drejtave të gazetarëve, të cilët duhet të jenë në gjendje ta kryejnë punën e tyre pa pengesa, kërcënime apo ngacmime. Ndërkohë, The Washington Post e dënoi sulmin ndaj fotografes së saj. Kryeredaktori ekzekutiv i gazetës, Matt Murray, deklaroi se Levine u sulmua teksa po raportonte në terren dhe se ajo mbante shenja të dukshme që tregonin se ishte gazetare.OKB-ja u ka bërë thirrje shteteve anëtare të respektojnë të drejtat e gazetarëve dhe të sigurojnë mbrojtjen e tyre gjatë raportimit.Zëdhënësi Haq theksoi se organizata e ngre vazhdimisht këtë çështje përpara shteteve anëtare, ndërsa UNESCO luan rol të rëndësishëm në promovimin e sigurisë së gazetarëve në mbarë botën.Sulmi ndodhi në një kohë kur fermerët palestinezë në Bregun Perëndimor po përballen me sulme të përsëritura nga kolonët izraelitë, përfshirë vjedhjen e të korrave dhe dëmtimin e pronave të tyre. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka kërkuar hetim për sulmin ndaj gazetares amerikane Heidi Levine, e cila u sulmua nga kolonët izraelitë teksa po raportonte në Bregun Perëndimor të pushtuar.Fotoreporterja e gazetës The Washington Post po raportonte për vjedhjen e ullinjve dhe sulmet ndaj fermerëve palestinezë, kur u bë cak i dhunës nga kolonët izraelitë.Zëdhënësi i zëvendësit të OKB-së, Farhan Haq, konfirmoi se organizata është në dijeni të incidentit dhe kërkoi që rasti të hetohet.Ai theksoi se ky është një tjetër rast i shkeljes së të drejtave të gazetarëve, të cilët duhet të jenë në gjendje ta kryejnë punën e tyre pa pengesa, kërcënime apo ngacmime. Ndërkohë, The Washington Post e dënoi sulmin ndaj fotografes së saj. Kryeredaktori ekzekutiv i gazetës, Matt Murray, deklaroi se Levine u sulmua teksa po raportonte në terren dhe se ajo mbante shenja të dukshme që tregonin se ishte gazetare.OKB-ja u ka bërë thirrje shteteve anëtare të respektojnë të drejtat e gazetarëve dhe të sigurojnë mbrojtjen e tyre gjatë raportimit.Zëdhënësi Haq theksoi se organizata e ngre vazhdimisht këtë çështje përpara shteteve anëtare, ndërsa UNESCO luan rol të rëndësishëm në promovimin e sigurisë së gazetarëve në mbarë botën.Sulmi ndodhi në një kohë kur fermerët palestinezë në Bregun Perëndimor po përballen me sulme të përsëritura nga kolonët izraelitë, përfshirë vjedhjen e të korrave dhe dëmtimin e pronave të tyre. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…