Gjykata administrativeGjykata pezullon punimet për Muzeun Hebraik në Vlorë
2 min čitanja
Gjykata administrative
Gjykata pezullon punimet për Muzeun Hebraik në Vlorë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur pezullimin e punimeve për ndërtimin e Muzeut Hebraik në Vlorë, duke pranuar kërkesën për sigurimin e padisë të depozituar nga kundërshtarët e projektit.Lajmi është bërë publik nga përfaqësuesit e nismës për mbrojtjen e monumentit pranë ish-Klubit Patriotik “Labëria”, të cilët bëjnë me dije se vendimi i gjykatës ka efekt të menjëhershëm dhe do të mbetet në fuqi deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.Sipas tyre, vendimi përbën një hap të rëndësishëm në procesin ligjor që synon mbrojtjen e monumentit dhe garantimin e respektimit të legjislacionit për trashëgiminë kulturore.Sipas gazetares së RTSH-së në Vlorë, Përfaqësuesit e nismës theksojnë se kundërshtimi i projektit nuk lidhet me historinë e komunitetit hebre në Vlorë apo me përpjekjet për ta nderuar atë, por me mënyrën se si po realizohet ndërhyrja pranë një monumenti me vlera historike për qytetin.Ata kujtojnë se kujtesa e hebrenjve të Vlorës, si dhe kontributi i familjeve vlonjate që i strehuan dhe i mbrojtën gjatë Luftës së Dytë Botërore, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të historisë lokale dhe kombëtare.Megjithatë, sipas tyre, vlerësimi i kësaj trashëgimie nuk duhet të bëhet në dëm të monumenteve të tjera historike.Përfaqësuesit e nismës kanë falënderuar 1.034 qytetarët që kanë firmosur peticionin kundër ndërhyrjes, si dhe personat që iu drejtuan gjykatës për të kërkuar ndalimin e punimeve deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.Ata bëjnë të ditur se beteja ligjore do të vijojë edhe në fazat e ardhshme, me synimin për të garantuar transparencën, ligjshmërinë dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit të Vlorës.Projekti për ndërtimin e Muzeut Hebraik ka shkaktuar debat publik gjatë muajve të fundit dhe është kundërshtuar nga qindra qytetarë, të cilët kanë organizuar edhe protesta, duke kërkuar ruajtjen e monumentit pranë ish-Klubit Patriotik “Labëria” dhe rishikimin e projektit.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.