Krenare sogojeva-dermakuMbi 1 mijë ankesa për qasje në dokumente publike, Sogojeva-Dermaku: Rritja nuk nënkupton më shumë transparencë
2 min čitanja
Krenare sogojeva-dermaku
Mbi 1 mijë ankesa për qasje në dokumente publike, Sogojeva-Dermaku: Rritja nuk nënkupton më shumë transparencë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Numri i ankesave për qasje në dokumente publike në Kosovë ka shënuar rritje të madhe gjatë viteve të fundit, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht rritje të transparencës së institucioneve.Kështu ka deklaruar Krenare Sogojeva-Dermaku nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, në emisionin “FIVE” në Dukagjin, e cila ka bërë të ditur se nga 141 ankesa sa ishin paraqitur në vitin 2021, numri i tyre tashmë ka arritur në mbi 1 mijë.Sipas saj, kjo rritje tregon se qytetarët janë më të informuar për të drejtën e tyre për të kërkuar dokumente publike dhe se tashmë e dinë se ku mund të drejtohen kur u mohohet kjo e drejtë.Megjithatë, Sogojeva-Dermaku ka theksuar se një ndër problemet mbetet hezitimi i institucioneve për të ofruar qasje në dokumentet e kërkuara.“Nëse flasim për fushën e qasjes në dokumente publike numri i ankesave që është paraqitur te ne për vite me radhë tregon se ka një rritje të numrit të 10fishuar nëse kemi nisur vitin 2021 me 141 ankesa sot kemi 1000 ankesa ose më shumë deri në fund të vitit këto janë fusha që tregojnë rritjen e këtij numri por jo domosdoshmërisht edhe rritjen e transparencës institucionale – tash qytetarët e kanë mësuar që ka një institucion ku mund të ankohen ndërsa në anën tjetër ka hezitim nga institucionet që mos me ofru qasje. Përpara kanë qenë procedura të prokurimit përpara ka pasur kërkesa shumë më të thjeshta si plane të fushëveprimit ndërsa tash ka fokus më të madh në dosje të gjithë një shërbimi që ofron një institucion i caktuar, këtu pastaj kemi përballje edhe me të dhëna personale të cilat duhet të analizohen dhe institucionet skane shërbim që ti fshehin këto të dhëna dhe ka raste kur qytetarët duhet të shkojnë fizikisht pasi nuk ka një shërbim digjital. Numri i ankesave na tregon që ka rritje të kërkesave për qasje në dokumente”, u shpreh Sogojeva-Dermaku.Për të lehtësuar qasjen në informata, ajo ka thënë se Agjencia nuk e ka prioritet ndëshkimin e institucioneve, por nxjerrjen e informacionit publik dhe sigurimin që qyte
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.