Avokati i popullitProtestat në Shqipëri, Avokati i Popullit: 214 të ndaluar, 26 me shenja dhune, disa të mitur u morën në pyetje pa psikolog
2 min čitanja
Avokati i popullit
Protestat në Shqipëri, Avokati i Popullit: 214 të ndaluar, 26 me shenja dhune, disa të mitur u morën në pyetje pa psikolog
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Avokati i Popullit në Shqipëri, Endri Shabani, ka bërë publike gjetjet paraprake të monitorimit të zhvilluar nga Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës gjatë protestave të katër ditëve të fundit në disa qytete të Shqipërisë.Në një deklaratë për mediat, Shabani bëri të ditur se në 72 orët e fundit janë kontaktuar 214 persona të privuar nga liria, ndërsa janë evidentuar ankesa për ushtrim dhune nga punonjës policie, mungesë të kujdesit mjekësor dhe shkelje të të drejtave të të miturve.Më tej, ai ngriti gjithashtu shqetësime për kushtet në ambientet e shoqërimit dhe paraburgimit, duke kërkuar identifikimin e plotë të efektivëve të policisë dhe përmirësimin e menjëhershëm të kushteve të qëndrimit. Shabani shtoi se këto janë gjetje paraprake dhe se çdo rast po verifikohet veçmas.Deklarata e plotë:Sot do t’ju japim gjetjet paraprake të monitorimit që Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, pranë Avokatit të Popullit, ka bërë gjatë protestave të këtyre katër ditëve. Dua të theksoj se këto janë gjetje paraprake. Çdo rast po verifikohet një nga një.Së pari, dua të shpjegoj mandatin e Avokatit të Popullit dhe të Mekanizmit. Mekanizmi ka të drejtën ligjore të vizitojë pa paralajmërim çdo vend ku një person është i privuar nga liria: komisariate, ambiente shoqërimi, paraburgime dhe institucione shëndetësore. Avokati i Popullit shqyrton gjithashtu ankesat për abuzim nga çdo organ publik, përfshirë Policinë e Shtetit.Ky mandat mbron të drejtat e të gjithëve: protestuesve, qytetarëve që kalonin rastësisht, pronarëve të bizneseve që u dëmtuan, por edhe punonjësve të policisë.Por Kushtetuta e ka kufizuar këtë mandat në monitorim, në dokumentimin e së vërtetës dhe në nxjerrjen e rekomandimeve. Kushtetuta nuk na mundëson që ne të marrim masa vetë ndaj punonjësve që abuzojnë me detyrën. Për këtë qëllim, ligji ka parashikuar mekanizma të tjerë, të cilët kanë kompetencat dhe burimet e nevojshme.Në këtë kuadër dua të raportoj se në 72 orët e fundit ekipet tona kanë qenë të
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.