Laboratori i vëzhgimitHapet Laboratori i Vëzhgimit të Tokës në Zvicër, do të monitorojë ndryshimet në planet
1 min čitanja
Laboratori i vëzhgimit
Hapet Laboratori i Vëzhgimit të Tokës në Zvicër, do të monitorojë ndryshimet në planet
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Studiuesit në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë ETH Zurich do të mund të monitorojnë ndryshimet në Tokë përmes një Gjeolaboratori të ri zviceran, i cili tashmë është hapur. Objekti do të analizojë të dhënat për rrëshqitjet e dheut dhe të korrat, nga selia e tij në kantonin e Lucernës. Ngritja e kësaj qendre të ekselencës po bashkëfinancohet nga kantoni i Lucernës dhe një fondacion i krijuar nga manjati i ndjerë i orëve, Jörg G. Bucherer. Deri në fund të vitit 2027, ekipi kryesor i laboratorit pritet të përbëhet nga rreth dhjetë persona. ETH Zurich synon ta shfrytëzojë këtë strukturë për të ndihmuar në përballimin e sfidave mjedisore, raporton Swissinfo, transmeton Telegrafi.Edhe pse shkenca nuk mund t'i parandalojë ose t'i kthejë pas ngjarje të tilla si rrëshqitjet e dheut, ajo mund të ndihmojë që fatkeqësitë të zbulohen në një fazë të hershme dhe pasojat e tyre të menaxhohen më mirë, ka deklaruar presidenti i ETH Zurich, Joël Mesot. Institucioni i ri i ETH Zurich do të përdorë të dhëna të mbledhura nga satelitët, dronët, si dhe sensorët e vendosur në tokë dhe në ujë./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.