PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ramon planes“Pse po i shpenzon ato para?” – Ish-drejtori i Barcelonës zbulon se si klubi kishte dyshime për Pedrin
1 min čitanja
Ramon planes

“Pse po i shpenzon ato para?” – Ish-drejtori i Barcelonës zbulon se si klubi kishte dyshime për Pedrin

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Ramon Planes, ka zbuluar se disa persona brenda klubit katalunas kishin vënë në dyshim vendimin për transferimin e Pedrit për pesë milionë euro, kur mesfushori ishte vetëm 16-vjeçar.Në një intervistë për Zona Mixta, Planes shpjegoi se Pedri kishte pasur shumë pak minuta me ekipin e parë të Las Palmasit kur Barcelona vendosi të siguronte shërbimet e tij në shtator të vitit 2019.“Pagimi i pesë milionë eurove për një futbollist 16-vjeçar, i cili mezi kishte luajtur ndonjë minutë në kategorinë e dytë, dukej çmenduri, sidomos kur kishim një akademi të shkëlqyer të të rinjve”, deklaroi Planes.Ai zbuloi gjithashtu se vendimi i tij kishte shkaktuar reagime edhe brenda klubit. “Kam mesazhe në telefonin tim nga njerëz që më pyesnin pse po shpenzoja ato para”, shtoi ish-drejtuesi i Barcelonës.Pedri iu bashkua Barcelonës në vitin 2020, pasi kaloi edhe një sezon te Las Palmasi. Që nga ajo kohë, mesfushori spanjoll është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës katalunase dhe një nga mesfushorët më të spikatur në futbollin botëror.Vendimi për ta transferuar për pesë milionë euro, pavarësisht dyshimeve që kishte shkaktuar në atë kohë, rezultoi një lëvizje shumë e rëndësishme për të ardhmen e Barcelonës./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Ramon Planes, ka zbuluar se disa persona brenda klubit katalunas kishin vënë në dyshim vendimin për transferimin e Pedrit për pesë milionë euro, kur mesfushori ishte vetëm 16-vjeçar.Në një intervistë për Zona Mixta, Planes shpjegoi se Pedri kishte pasur shumë pak minuta me ekipin e parë të Las Palmasit kur Barcelona vendosi të siguronte shërbimet e tij në shtator të vitit 2019.“Pagimi i pesë milionë eurove për një futbollist 16-vjeçar, i cili mezi kishte luajtur ndonjë minutë në kategorinë e dytë, dukej çmenduri, sidomos kur kishim një akademi të shkëlqyer të të rinjve”, deklaroi Planes.Ai zbuloi gjithashtu se vendimi i tij kishte shkaktuar reagime edhe brenda klubit. “Kam mesazhe në telefonin tim nga njerëz që më pyesnin pse po shpenzoja ato para”, shtoi ish-drejtuesi i Barcelonës.Pedri iu bashkua Barcelonës në vitin 2020, pasi kaloi edhe një sezon te Las Palmasi. Që nga ajo kohë, mesfushori spanjoll është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës katalunase dhe një nga mesfushorët më të spikatur në futbollin botëror.Vendimi për ta transferuar për pesë milionë euro, pavarësisht dyshimeve që kishte shkaktuar në atë kohë, rezultoi një lëvizje shumë e rëndësishme për të ardhmen e Barcelonës./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…