Protestat që po zhvillohen prej katër ditësh në Tiranë po ndiqen me heshtje në Kosovë, ku pak deputetë të partive të ndryshme politike kanë komentuar situatën, ndërsa Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar përdorimin e flamurit të UÇK-së në akte vandalizmi.Protestat e dhunshme në Tiranë, po përcillen në heshtje nga shumica e politikanëve në Kosovë.Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke vënë në pikëpyetje gjendjen e shpresës dhe funksionimin e shtetit në Shqipëri.“Aty ku s’ka shpresë për njerëzit, s’ka as shtet. Nuk mjafton kufiri as sovraniteti që të shpresohet. Shikojeni Shqipërinë e pavarur dhe sovrane nga 1912, kandidate për BE dhe anëtare e NATO-s”, ka shkruar Kraki.Ndërkaq, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kur pakënaqësia shoqërore bëhet masive, zgjidhja duhet të kërkohet përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike.“Kushdo që është në pushtet duhet ta kuptojë se pushteti buron nga qytetari dhe se shpërfillja e tij mund të sjellë pasoja tragjike, siç na mëson rasti i Sirisë”, ka shkruar Gashi.Ai ka shtuar se përgjegjësia e politikanëve është ta dëgjojnë qytetarin para se kriza të bëhet e pakthyeshme. OVL-UÇK kundërshton përdorimin e flamurit në akte vandalizmiReagim ka pasur edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pasi gjatë protestave në Tiranë është parë edhe flamuri me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në një deklaratë, OVL-UÇK ka dënuar atë që e cilëson keqpërdorim të flamurit në akte vandalizmi, duke theksuar se ky simbol përfaqëson luftën çlirimtare, dëshmorët dhe lirinë e Kosovës.“Çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por asnjë pakënaqësi, sado e thellë të jetë, nuk i jep të drejtë askujt ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet”, thuhet në reagim.Organizata u ka bërë thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave që të ruajnë dinjitetin e këtij simboli.Raportohet për arrestimin e dy protestuesve n
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.