PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Mesazhet e rremeMPB paralajmëron për mashtrime me mesazhe të rreme nga “Safe City”, qytetarët të kenë kujdes
1 min čitanja
Mesazhet e rreme

MPB paralajmëron për mashtrime me mesazhe të rreme nga “Safe City”, qytetarët të kenë kujdes

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se gjatë periudhës së kaluar është vërejtur një dukuri e sulmeve të “phishing” porosive, të cilat kryhen përmes mesazheve të rreme, postës elektronike, faqeve të internetit, aplikacioneve mobile dhe mesazheve në rrjetet sociale. Mesazhet e rreme pretendohet se vijnë nga Departamenti i Komunikacionit, si njoftim nga sistemi “Safe City” dhe në to është vendosur një link i rremë, përmes të cilit qytetarëve u kërkohet të kryejnë pagesë për një kundërvajtje të paqenë në trafik.“Ju bëjmë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të internetit, të mos hapin lidhje dhe mesazhe të dyshimta, të mos ndajnë kurrë të dhëna personale si numrat e kartelave bankare, fjalëkalimet ose identifikuesit personalë përmes kanaleve të paautorizuara. Të raportojnë mesazhet e dyshimta pranë institucioneve kompetente ose në bankën përkatëse”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.Gjithashtu nga MPB thonë se njoftimet SMS për kundërvajtje të kryer duhet të jenë nga dërguesi “MVR-SC”. Teksti duhet patjetër të përmbajë targën e automjetit që ka kryer kundërvajtjen dhe një link konkret nga “Safe City”.Ministria e Brendshme thotë se është duke hetuar të gjitha pretendimet e tilla.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se gjatë periudhës së kaluar është vërejtur një dukuri e sulmeve të “phishing” porosive, të cilat kryhen përmes mesazheve të rreme, postës elektronike, faqeve të internetit, aplikacioneve mobile dhe mesazheve në rrjetet sociale. Mesazhet e rreme pretendohet se vijnë nga Departamenti i Komunikacionit, si njoftim nga sistemi “Safe City” dhe në to është vendosur një link i rremë, përmes të cilit qytetarëve u kërkohet të kryejnë pagesë për një kundërvajtje të paqenë në trafik.“Ju bëjmë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të internetit, të mos hapin lidhje dhe mesazhe të dyshimta, të mos ndajnë kurrë të dhëna personale si numrat e kartelave bankare, fjalëkalimet ose identifikuesit personalë përmes kanaleve të paautorizuara. Të raportojnë mesazhet e dyshimta pranë institucioneve kompetente ose në bankën përkatëse”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.Gjithashtu nga MPB thonë se njoftimet SMS për kundërvajtje të kryer duhet të jenë nga dërguesi “MVR-SC”. Teksti duhet patjetër të përmbajë targën e automjetit që ka kryer kundërvajtjen dhe një link konkret nga “Safe City”.Ministria e Brendshme thotë se është duke hetuar të gjitha pretendimet e tilla.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…