PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Glauk konjufcaPas paralajmërimit të Konjufcës, Ibishi thotë se nuk sheh rrezik për luftë serioze me Serbinë
2 min čitanja
Glauk konjufca

Pas paralajmërimit të Konjufcës, Ibishi thotë se nuk sheh rrezik për luftë serioze me Serbinë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, ka deklaruar se nuk e sheh të mundshme një luftë serioze në Kosovë, pavarësisht tensioneve dhe deklaratave të zyrtarëve serbë.Deklarata e Ibishit vjen pas paralajmërimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili në një intervistë për Hungary Insider ka thënë se ambiciet territoriale të Serbisë përbëjnë kërcënim serioz për sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.Ibishi, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se, ndonëse Serbia mbetet burim shqetësimi, prania e forcave të NATO-s në Kosovë dhe kapacitetet e institucioneve të sigurisë janë faktorë të rëndësishëm për përballimin e situatave të mundshme.Ai ka përmendur edhe sulmin në Banjskë, duke thënë se, edhe në atë rast kur kishte tendenca për një konflikt serioz dhe marrjen e veriut të Kosovës, institucionet e vendit ishin të gatshme të reagonin.Sipas tij, aktualisht nuk sheh rrezik për një luftë serioze në Kosovë, megjithëse ka theksuar se institucionet e rendit marrin masa shtesë të sigurisë gjatë zgjedhjeve dhe ngjarjeve të rëndësishme. Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë “Prej një fqinji të tillë (Serbia) kurrë nuk mund të presim dicka të mirë, por mendoj që duke pasur parasysh prezencën e forcave të NATO-s në Kosovë dhe si përgjegjësi ekskluzive për sigurinë e Kosovës mendoj që edhe në si shtet me kapacitetet tona që janë mirë të përgatitura e të stërvitura për tu përgjigjur në një luftë me përmasa të vogla jemi të përgatitur edhe vetë sikur kur ishte rasti i Banjskës që ishte tendencë që të hyhet në një konflik serioz për marrjen e veriut të Kosovës. Nuk e shoh një rrezik potencial, por organet e rendit marrin masa kur ka zgjedhje e ngjarje të tilla e mund të ketë ndonjë tendencë se nuk shoh të mundshme ndonjë luftë serioze në trojet tona”, u shpreh Ibishi.Ibishi ka komentuar edhe deklaratën e zëvendëskryeministrit serb,

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, ka deklaruar se nuk e sheh të mundshme një luftë serioze në Kosovë, pavarësisht tensioneve dhe deklaratave të zyrtarëve serbë.Deklarata e Ibishit vjen pas paralajmërimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili në një intervistë për Hungary Insider ka thënë se ambiciet territoriale të Serbisë përbëjnë kërcënim serioz për sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.Ibishi, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se, ndonëse Serbia mbetet burim shqetësimi, prania e forcave të NATO-s në Kosovë dhe kapacitetet e institucioneve të sigurisë janë faktorë të rëndësishëm për përballimin e situatave të mundshme.Ai ka përmendur edhe sulmin në Banjskë, duke thënë se, edhe në atë rast kur kishte tendenca për një konflikt serioz dhe marrjen e veriut të Kosovës, institucionet e vendit ishin të gatshme të reagonin.Sipas tij, aktualisht nuk sheh rrezik për një luftë serioze në Kosovë, megjithëse ka theksuar se institucionet e rendit marrin masa shtesë të sigurisë gjatë zgjedhjeve dhe ngjarjeve të rëndësishme. Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë “Prej një fqinji të tillë (Serbia) kurrë nuk mund të presim dicka të mirë, por mendoj që duke pasur parasysh prezencën e forcave të NATO-s në Kosovë dhe si përgjegjësi ekskluzive për sigurinë e Kosovës mendoj që edhe në si shtet me kapacitetet tona që janë mirë të përgatitura e të stërvitura për tu përgjigjur në një luftë me përmasa të vogla jemi të përgatitur edhe vetë sikur kur ishte rasti i Banjskës që ishte tendencë që të hyhet në një konflik serioz për marrjen e veriut të Kosovës. Nuk e shoh një rrezik potencial, por organet e rendit marrin masa kur ka zgjedhje e ngjarje të tilla e mund të ketë ndonjë tendencë se nuk shoh të mundshme ndonjë luftë serioze në trojet tona”, u shpreh Ibishi.Ibishi ka komentuar edhe deklaratën e zëvendëskryeministrit serb,

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…