PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjykata e apelitApeli vërteton vendimin e Themelores për kthimin e Albulena Xhelili-Berishës si Drejtore e Departamentit për Licencim në BQK
2 min čitanja
Gjykata e apelit

Apeli vërteton vendimin e Themelores për kthimin e Albulena Xhelili-Berishës si Drejtore e Departamentit për Licencim në BQK

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë përmes të cilit paditëses Albulena Xhelili-Berisha është kthyer në pozitën Drejtore në Departamentin për Licencim dhe Standardizim të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).Themelorja e kishte detyruar BQK-në që t’ia paguajë shumën 3 mijë e 421 euro me kamatën 8 për qind nga data e paraqitjes së padisë e deri në përmbushjen përfundimtare të vendimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.Çka thuhet në vendimin e Apelit?Kolegji i gjyqtarëve që ka marrë këtë vendim ka këtë përbërje: Mirlinda Bytyqi-Rexhepi- kryetare dhe anëtarët: Ylber Shurdhiqi dhe Nora Bllaca-Dula.Ndaj vendimit të Themelores, ankesë kishte paraqitur BQK dhe se ndaj saj, kishte paraqitur përgjigje përfaqësuesi i Xhelili-Berishës, avokati Kujtim Kërveshi.Sipas Apelit, vendimi i shkallës së parë është i qartë, në përputhje me arsyet e aktgjykimit dhe duke pasur harmoni ligjike dhe juridike mes dispizitivit të vendimit me arsyetimin.Më tej, në vendim thuhet se nga provat e administruara, shkalla e parë drejt ka vlerësuar se paditëses Xhelili-Berisha me datë 24 maj 2019 i është shqiptuar fillimisht vërejtje me shkrim dhe se pas kthimit nga pushimi lehonisë, përmes e-mailit BQK ka njoftuar se e ka shkarkuar nga pozita e Drejtoreshës së Departamentit për Licencim dhe Standardizim, duke e sistemuar në vend tjetër pune.Në vendim thuhet se arsyet për shkarkim që janë theksuae nga BKQ- konkretisht sjellja jokorrekte, arrogante, jobashkëpunuese me mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë, janë rrethana që janë potencuar kur pararprakisht për të njëjtat arsye i ishte shqiptuar vërejtje me shkrim.Sipas Apelit, shqiptimi i një mase vite më parë ndaj paditëses, nuk mund të përdorej si një bazë disiplinore aktive pa u sqaruar ekzistenca e një mase tjetër që do të pengonte shlyerjen e saj.Tutje, në vendim thuhet se komunikimet e paditëses me të paditurën, ishin në drejtim të realizimit të detyrave të punës që i ishin ndarë dhe udhëzimet për zbatimin e atyre detyrave.Gj

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë përmes të cilit paditëses Albulena Xhelili-Berisha është kthyer në pozitën Drejtore në Departamentin për Licencim dhe Standardizim të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).Themelorja e kishte detyruar BQK-në që t’ia paguajë shumën 3 mijë e 421 euro me kamatën 8 për qind nga data e paraqitjes së padisë e deri në përmbushjen përfundimtare të vendimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.Çka thuhet në vendimin e Apelit?Kolegji i gjyqtarëve që ka marrë këtë vendim ka këtë përbërje: Mirlinda Bytyqi-Rexhepi- kryetare dhe anëtarët: Ylber Shurdhiqi dhe Nora Bllaca-Dula.Ndaj vendimit të Themelores, ankesë kishte paraqitur BQK dhe se ndaj saj, kishte paraqitur përgjigje përfaqësuesi i Xhelili-Berishës, avokati Kujtim Kërveshi.Sipas Apelit, vendimi i shkallës së parë është i qartë, në përputhje me arsyet e aktgjykimit dhe duke pasur harmoni ligjike dhe juridike mes dispizitivit të vendimit me arsyetimin.Më tej, në vendim thuhet se nga provat e administruara, shkalla e parë drejt ka vlerësuar se paditëses Xhelili-Berisha me datë 24 maj 2019 i është shqiptuar fillimisht vërejtje me shkrim dhe se pas kthimit nga pushimi lehonisë, përmes e-mailit BQK ka njoftuar se e ka shkarkuar nga pozita e Drejtoreshës së Departamentit për Licencim dhe Standardizim, duke e sistemuar në vend tjetër pune.Në vendim thuhet se arsyet për shkarkim që janë theksuae nga BKQ- konkretisht sjellja jokorrekte, arrogante, jobashkëpunuese me mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë, janë rrethana që janë potencuar kur pararprakisht për të njëjtat arsye i ishte shqiptuar vërejtje me shkrim.Sipas Apelit, shqiptimi i një mase vite më parë ndaj paditëses, nuk mund të përdorej si një bazë disiplinore aktive pa u sqaruar ekzistenca e një mase tjetër që do të pengonte shlyerjen e saj.Tutje, në vendim thuhet se komunikimet e paditëses me të paditurën, ishin në drejtim të realizimit të detyrave të punës që i ishin ndarë dhe udhëzimet për zbatimin e atyre detyrave.Gj

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…