PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
DiasporaHaxhi Reci, biznesmeni shqiptar në Gjermani që nuk e shkëputi asnjëherë lidhjen me Drenicën dhe sportin kosovar
2 min čitanja
Diaspora

Haxhi Reci, biznesmeni shqiptar në Gjermani që nuk e shkëputi asnjëherë lidhjen me Drenicën dhe sportin kosovar

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Biznesmeni shqiptar në Gjermani, Haxhi Reci, përmes kompanisë së tij “Reci GmbH”, vazhdon të jetë i lidhur me Kosovën dhe sportin, duke investuar kohë, energji dhe përkushtim në zhvillimin e klubeve sportive. Ish-presidenti i KF Drenicës, dhe aktualisht pronari i FC Drenica Futsal, i cili në të kaluarën kontribuoi edhe përmes firmës së tij që klubi nga Skenderaj të mos shuhej, në një intervistë për Telegrafi flet për rrugëtimin e tij në sport, rikthimin e Drenicës në Superligë, titullin historik në futsall dhe potencialin e diasporës shqiptare. Pavarësisht se prej shumë vitesh jeton dhe vepron në Gjermani, Reci nuk e ka shkëputur asnjëherë lidhjen me vendlindjen. Përmes angazhimit të tij në sportin kosovar, ai ka qenë pjesë e projekteve që synuan ruajtjen dhe zhvillimin e klubeve, në një periudhë kur mbështetja dhe vazhdimësia financiare ishin thelbësore për të ardhmen e tyre. Kontributi i tij në KF Drenica, përfshirë mbështetjen përmes kompanisë së tij në momente të vështira për klubin, mbetet pjesë e rrugëtimit të tij sportiv. Për Recin, ky angazhim nuk ka qenë vetëm çështje investimi, por edhe përgjegjësi ndaj komunitetit dhe një mënyrë për të ruajtur lidhjen me Kosovën. Në intervistën për Telegrafi, ai shpjegon motivet që e kanë mbajtur të angazhuar në sport, rëndësinë e profesionalizmit dhe planifikimit afatgjatë, si dhe nevojën që diaspora të kontribuojë përtej ndihmës financiare. “Edhe pse jetoj prej shumë vitesh në Gjermani, Kosova ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e jetës sime. Njeriu mund ta ndërtojë jetën, karrierën dhe të ardhmen e tij kudo në botë, por rrënjët, vendlindja dhe njerëzit e tu mbeten gjithmonë të veçantë. Për mua, pas familjes dhe rrethit tim, sporti e në veçanti futbolli është një mënyrë konkrete për ta ruajtur këtë lidhje dhe për të dhënë diçka nga vetja për vendin tim”, thotë Reci, për Telegrafin.Nga Gjermania në shërbim të sportit kosovar Për Recin, sporti është një nga mënyrat më konkrete përmes të cilave diaspora mund të ndikojë në

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Biznesmeni shqiptar në Gjermani, Haxhi Reci, përmes kompanisë së tij “Reci GmbH”, vazhdon të jetë i lidhur me Kosovën dhe sportin, duke investuar kohë, energji dhe përkushtim në zhvillimin e klubeve sportive. Ish-presidenti i KF Drenicës, dhe aktualisht pronari i FC Drenica Futsal, i cili në të kaluarën kontribuoi edhe përmes firmës së tij që klubi nga Skenderaj të mos shuhej, në një intervistë për Telegrafi flet për rrugëtimin e tij në sport, rikthimin e Drenicës në Superligë, titullin historik në futsall dhe potencialin e diasporës shqiptare. Pavarësisht se prej shumë vitesh jeton dhe vepron në Gjermani, Reci nuk e ka shkëputur asnjëherë lidhjen me vendlindjen. Përmes angazhimit të tij në sportin kosovar, ai ka qenë pjesë e projekteve që synuan ruajtjen dhe zhvillimin e klubeve, në një periudhë kur mbështetja dhe vazhdimësia financiare ishin thelbësore për të ardhmen e tyre. Kontributi i tij në KF Drenica, përfshirë mbështetjen përmes kompanisë së tij në momente të vështira për klubin, mbetet pjesë e rrugëtimit të tij sportiv. Për Recin, ky angazhim nuk ka qenë vetëm çështje investimi, por edhe përgjegjësi ndaj komunitetit dhe një mënyrë për të ruajtur lidhjen me Kosovën. Në intervistën për Telegrafi, ai shpjegon motivet që e kanë mbajtur të angazhuar në sport, rëndësinë e profesionalizmit dhe planifikimit afatgjatë, si dhe nevojën që diaspora të kontribuojë përtej ndihmës financiare. “Edhe pse jetoj prej shumë vitesh në Gjermani, Kosova ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e jetës sime. Njeriu mund ta ndërtojë jetën, karrierën dhe të ardhmen e tij kudo në botë, por rrënjët, vendlindja dhe njerëzit e tu mbeten gjithmonë të veçantë. Për mua, pas familjes dhe rrethit tim, sporti e në veçanti futbolli është një mënyrë konkrete për ta ruajtur këtë lidhje dhe për të dhënë diçka nga vetja për vendin tim”, thotë Reci, për Telegrafin.Nga Gjermania në shërbim të sportit kosovar Për Recin, sporti është një nga mënyrat më konkrete përmes të cilave diaspora mund të ndikojë në

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…