Vesa lumaVideoja e të riut që sulmohet nga policia, reagon e shokuar Vesa Luma: A keni more zemër? A jeni shqiptarë?
2 min čitanja
Vesa luma
Videoja e të riut që sulmohet nga policia, reagon e shokuar Vesa Luma: A keni more zemër? A jeni shqiptarë?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar e tronditur nga një video që po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ku shihen efektivë të Policisë duke sulmuar dhe rrëzuar në tokë një protestues që qëndronte i palëvizur në mes të një rruge në Tiranë.Pamjet kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa mes atyre që kanë shprehur indinjatën e tyre është edhe artistja nga Prishtina, e cila jeton dhe vepron në kryeqytetin shqiptar.Vesa e ka publikuar videon në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke shprehur tronditjen për atë që shihet në të dhe duke vënë në pikëpyetje sjelljen e efektivëve ndaj protestuesit.“Ende nuk e besoj që pashë këtë skenë! A keni more zemër? A keni fëmijë? A keni vëllezër e motra? A jeni shqiptarë? Fjala turp është pak për ju”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e videos. View this post on Instagram A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) Reagimi i saj i është bashkuar diskutimeve të shumta që kanë pasuar publikimin e pamjeve, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale.Përmes këtij postimi, Vesa ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj ndaj veprimit të shfaqur në video, duke përdorur një gjuhë të drejtpërdrejtë për të kritikuar mënyrën se si është trajtuar protestuesi.Videoja vazhdon të shpërndahet në rrjetet sociale, ndërsa skena e filmuar ka nxitur reagime lidhur me sjelljen e policisë ndaj qytetarëve gjatë protestave. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.