ImigracioniSondazhi në Zvicër: SVP-ja pranë 30 për qind, ja si do të votonin qytetarët nëse zgjedhjet mbaheshin sot
2 min čitanja
Imigracioni
Sondazhi në Zvicër: SVP-ja pranë 30 për qind, ja si do të votonin qytetarët nëse zgjedhjet mbaheshin sot
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Barometri i ri zgjedhor i SRG-së tregon se si do të votonin qytetarët zviceranë nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot. SVP-ja kryeson me 29.9 për qind, ndërsa FDP-ja dhe partitë e qendrës shënojnë rënie. Primet e sigurimit shëndetësor dhe ndryshimet klimatike renditen ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve.Një vit para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2027, Partia Popullore Zvicerane (SVP) kryeson në sondazhin e ri zgjedhor të publikuar nga SRG-ja, me 29.9 për qind të mbështetjes së votuesve.Sipas barometrit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, SVP-ja do të shënonte një rritje prej dy pikësh përqindjeje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023. Të dhënat tregojnë gjithashtu rritje të mbështetjes për Partinë Socialdemokrate (SP) dhe të Gjelbrit, ndërsa FDP-ja dhe partia e qendrës do të humbnin vota, raporton Watson.SP-ja do të merrte 19.3 për qind të votave, me një rritje prej një pikë përqindjeje, ndërsa të Gjelbrit do të arrinin në 10.3 për qind, me një rritje prej 0.5 pikësh.Në anën tjetër, FDP-ja do të merrte 13.3 për qind, një pikë përqindjeje më pak se në zgjedhjet e vitit 2023. Sipas sondazhit, ky do të ishte rezultati më i ulët i saj në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar.Partia e qendrës do të merrte 12.6 për qind të votave, me një rënie prej 1.5 pikësh përqindjeje. Ndërsa Partia Liberale e Gjelbër (GLP) do të arrinte në 7.1 për qind dhe Partia Popullore Ungjillore (EVP) në 2 për qind.Dallimet në preferencat e votuesveSondazhi i SRG-së tregon dallime të dukshme në preferencat politike sipas gjinisë, moshës, arsimit dhe të ardhurave.SVP-ja do të merrte mbështetjen e 34 për qind të burrave dhe 26 për qind të grave. Ndërsa SP-ja do të mbështetej nga 23 për qind e grave dhe 15 për qind e burrave. Të Gjelbrit gjithashtu kanë mbështetje më të lartë te gratë, me 12 për qind, krahasuar me 8 për qind te burrat.Sa i përket grupmoshave, te qytetarët e moshës 18 deri në 34 vjeç, SVP-ja kryeson me 27 për qind, e ndjekur nga SP-ja me 25 për qind. Në mesin e personave m
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.