PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Elisa spiropaliElisa Spiropali letër Ramës për protestën: Jep zgjidhje politike, dil përballë qytetarëve
2 min čitanja
Elisa spiropali

Elisa Spiropali letër Ramës për protestën: Jep zgjidhje politike, dil përballë qytetarëve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Deputetja e Partisë Socialiste në Shqipëri, Elisa Spiropali, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e krizës politike dhe protestave që po mbahen prej katër ditësh në Tiranë, duke përfshirë edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.Në një letër të gjatë të publikuar në Facebook, Spiropali i ka bërë thirrje Ramës që të dalë përballë qytetarëve, të marrë përgjegjësi politike dhe të mos mbështetet vetëm te shumica parlamentare.“Mos u fshih pas shumicës, institucioneve, apo numrit të mandateve. Prano se besimi nuk rikthehet me fjalë, por me përgjegjësi dhe veprime”, ka shkruar Spiropali.Ajo ka vlerësuar se protestat nuk duhen parë vetëm si përplasje në rrugë, por si shenjë e një krize më të thellë të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve dhe mënyrës së qeverisjes.Sipas saj, zemërimi i protestuesve lidhet me ndjenjën e mungesës së përfaqësimit, padrejtësitë, mungesën e transparencës, punësimin e bazuar në lidhje dhe vështirësitë ekonomike.“Kjo protestë kërkon një përgjigje politike, jo vetëm përgjigje policore. Kërkon një tryezë dialogu të vërtetë kombëtar për reformat themelore, për një sistem zgjedhor konsensual që garanton përfaqësim real, për ndarjen e partisë nga shteti dhe për çlirimin e institucioneve nga instrumentalizimi politik”, ka theksuar ajo.Spiropali kërkon ndryshime edhe brenda PS-sëNë letrën drejtuar Ramës, deputetja socialiste ka kërkuar gjithashtu që Partia Socialiste të hapë një proces të mirëfilltë ndryshimesh të brendshme, me më shumë konkurrencë, meritokraci dhe hapësirë për një brez të ri drejtuesish.Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit që të mos e përforcojë idenë se është i pazëvendësueshëm.“Mblidhi strukturat e PS të marrin vendime. Udhëhiqe procesin e ndryshimeve, mos përforco mitin e pazëvendësueshmërisë. Duhet të kalojmë nga kultura e individit në kulturën e institucionit”, ka shkruar Spiropali.Ajo ka theksuar se përgjegjësia politike nuk mund të shmanget vetëm përmes institucioneve të drejtësisë dhe se luf

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Deputetja e Partisë Socialiste në Shqipëri, Elisa Spiropali, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e krizës politike dhe protestave që po mbahen prej katër ditësh në Tiranë, duke përfshirë edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.Në një letër të gjatë të publikuar në Facebook, Spiropali i ka bërë thirrje Ramës që të dalë përballë qytetarëve, të marrë përgjegjësi politike dhe të mos mbështetet vetëm te shumica parlamentare.“Mos u fshih pas shumicës, institucioneve, apo numrit të mandateve. Prano se besimi nuk rikthehet me fjalë, por me përgjegjësi dhe veprime”, ka shkruar Spiropali.Ajo ka vlerësuar se protestat nuk duhen parë vetëm si përplasje në rrugë, por si shenjë e një krize më të thellë të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve dhe mënyrës së qeverisjes.Sipas saj, zemërimi i protestuesve lidhet me ndjenjën e mungesës së përfaqësimit, padrejtësitë, mungesën e transparencës, punësimin e bazuar në lidhje dhe vështirësitë ekonomike.“Kjo protestë kërkon një përgjigje politike, jo vetëm përgjigje policore. Kërkon një tryezë dialogu të vërtetë kombëtar për reformat themelore, për një sistem zgjedhor konsensual që garanton përfaqësim real, për ndarjen e partisë nga shteti dhe për çlirimin e institucioneve nga instrumentalizimi politik”, ka theksuar ajo.Spiropali kërkon ndryshime edhe brenda PS-sëNë letrën drejtuar Ramës, deputetja socialiste ka kërkuar gjithashtu që Partia Socialiste të hapë një proces të mirëfilltë ndryshimesh të brendshme, me më shumë konkurrencë, meritokraci dhe hapësirë për një brez të ri drejtuesish.Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit që të mos e përforcojë idenë se është i pazëvendësueshëm.“Mblidhi strukturat e PS të marrin vendime. Udhëhiqe procesin e ndryshimeve, mos përforco mitin e pazëvendësueshmërisë. Duhet të kalojmë nga kultura e individit në kulturën e institucionit”, ka shkruar Spiropali.Ajo ka theksuar se përgjegjësia politike nuk mund të shmanget vetëm përmes institucioneve të drejtësisë dhe se luf

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…