PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VijestiPas 27 vjetësh pritjeje, rivarroset Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj
2 min čitanja
Vijesti

Pas 27 vjetësh pritjeje, rivarroset Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pas 27 vjetësh pritjeje, Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj, është rivarrosur të premten në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt.Rrecaj ishte rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë nga forcat serbe më 19 prill 1999, ndërsa mbetjet mortore të tij u identifikuan pas më shumë se dy dekadash.Në ceremoninë e rivarrimit morën pjesë familjarë, miq, bashkëveprimtarë dhe përfaqësues institucionalë, të cilët nderuan jetën, veprën dhe kontributin e tij për lirinë e Kosovës.Para ceremonisë së rivarrimit, në organizim të Komunës së Skenderajt, në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” u mbajt akademia përkujtimore, ndërsa homazhe pranë arkivolit u bënë në Sallën Sportive “Ilaz Kodra”.Idriz Rrecaj ishte mësues, inxhinier i bujqësisë dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai kontribuoi në organizimin e rezistencës, në arsimin shqip, në pajtimin dhe solidaritetin ndërmjet shqiptarëve, si dhe në mbështetjen e luftës çlirimtare.Për kontributin e tij, në vitin 2019 u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”.Rrecaj ishte njëri nga 23 bashkëqytetarët e Skenderajt, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe më 19 prill 1999, në rastin e njohur si zhdukja me dhunë e “Grupit të Intelektualëve”.Me rastin e rivarrimit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka shprehur solidaritet me familjen Rrecaj dhe me të gjitha familjet që ende presin të mësojnë fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.Komisioni ka falënderuar institucionet dhe profesionistët që kontribuuan në gjetjen dhe identifikimin e mbetjeve mortore të Rrecajt, duke vlerësuar gjithashtu qëndresën dhe angazhimin e vazhdueshëm të familjeve dhe shoqatave të tyre në kërkim të së vërtetës.Në fund, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka ritheksuar përkushtimin për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pas 27 vjetësh pritjeje, Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj, është rivarrosur të premten në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt.Rrecaj ishte rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë nga forcat serbe më 19 prill 1999, ndërsa mbetjet mortore të tij u identifikuan pas më shumë se dy dekadash.Në ceremoninë e rivarrimit morën pjesë familjarë, miq, bashkëveprimtarë dhe përfaqësues institucionalë, të cilët nderuan jetën, veprën dhe kontributin e tij për lirinë e Kosovës.Para ceremonisë së rivarrimit, në organizim të Komunës së Skenderajt, në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” u mbajt akademia përkujtimore, ndërsa homazhe pranë arkivolit u bënë në Sallën Sportive “Ilaz Kodra”.Idriz Rrecaj ishte mësues, inxhinier i bujqësisë dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai kontribuoi në organizimin e rezistencës, në arsimin shqip, në pajtimin dhe solidaritetin ndërmjet shqiptarëve, si dhe në mbështetjen e luftës çlirimtare.Për kontributin e tij, në vitin 2019 u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”.Rrecaj ishte njëri nga 23 bashkëqytetarët e Skenderajt, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe më 19 prill 1999, në rastin e njohur si zhdukja me dhunë e “Grupit të Intelektualëve”.Me rastin e rivarrimit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka shprehur solidaritet me familjen Rrecaj dhe me të gjitha familjet që ende presin të mësojnë fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.Komisioni ka falënderuar institucionet dhe profesionistët që kontribuuan në gjetjen dhe identifikimin e mbetjeve mortore të Rrecajt, duke vlerësuar gjithashtu qëndresën dhe angazhimin e vazhdueshëm të familjeve dhe shoqatave të tyre në kërkim të së vërtetës.Në fund, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka ritheksuar përkushtimin për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…