PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dafina beqiriShqipëria promovohet në një dokumentar të ri në televizionin publik zviceran nga një producente kosovare
2 min čitanja
Dafina beqiri

Shqipëria promovohet në një dokumentar të ri në televizionin publik zviceran nga një producente kosovare

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Tradita muzikore shqiptare dhe ajo zvicerane takohen në një dokumentar të ri të televizionit publik zviceran SRF.Dokumentari “Lisa Stoll in Albania: Alphorn meets archaic singing”, pjesë e serisë “Stubete around the World”, ndjek udhëtimin e muzikantes së njohur zvicerane Lisa Stoll në Shqipëri, ku ajo njihet nga afër me traditën shekullore të iso-polifonisë shqiptare dhe eksploron mundësitë e ndërthurjes së saj me tingujt e instrumentit tradicional zviceran, alpenhornit.Në këtë produksion, producentja Dafina Beqiri ka dhënë një kontribut të madh në jetësimin e tij, duke orientuar ekipin drejt pikave kyçe të realizimit dhe duke ndihmuar që rrëfimi të shkojë përtej një udhëtimi muzikor. Përmes njohjes së kontekstit kulturor dhe rëndësisë së traditës shqiptare, dokumentari krijon një lidhje mes muzikës, identitetit dhe trashëgimisë që përcillet brez pas brezi.Udhëtimi i Lisa Stoll nis në Tiranë dhe vazhdon drejt Rivierës Shqiptare, ku muzikantja zbulon botën e iso-polifonisë, një traditë e veçantë e këndimit shumëzërësh që është pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s. Gjatë rrugëtimit, ajo shoqërohet nga këngëtarja Eleni Merkuri, përmes së cilës njihet më nga afër me këtë formë të të kënduarit dhe me rëndësinë që ajo vazhdon të ketë në jetën kulturore shqiptare.Një nga ndalesat më domethënëse është fshati Pilur, i njohur për traditën e tij të këngës polifonike. Atje, Stoll përjeton nga afër mënyrën se si kjo trashëgimi përcillet nga një brez te tjetri dhe se si vazhdon të mbetet pjesë e identitetit të komunitetit. Lisa Stoll (Foto: SRF/YouTube) Edhe pse në pamje të parë tingujt e alpenhornit zviceran dhe iso-polifonisë shqiptare duken krejt të ndryshëm, dokumentari zbulon pika të përbashkëta mes tyre. Përmes eksperimenteve muzikore, Lisa Stoll kërkon mënyra për t’i ndërthurur tingujt karakteristikë të Alpeve me zërat e këngëtarëve shqiptarë, duke dëshmuar se muzika mund të krijojë ura komunikimi edhe mes traditave që zhvillohen në kontekste të ndryshme

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Tradita muzikore shqiptare dhe ajo zvicerane takohen në një dokumentar të ri të televizionit publik zviceran SRF.Dokumentari “Lisa Stoll in Albania: Alphorn meets archaic singing”, pjesë e serisë “Stubete around the World”, ndjek udhëtimin e muzikantes së njohur zvicerane Lisa Stoll në Shqipëri, ku ajo njihet nga afër me traditën shekullore të iso-polifonisë shqiptare dhe eksploron mundësitë e ndërthurjes së saj me tingujt e instrumentit tradicional zviceran, alpenhornit.Në këtë produksion, producentja Dafina Beqiri ka dhënë një kontribut të madh në jetësimin e tij, duke orientuar ekipin drejt pikave kyçe të realizimit dhe duke ndihmuar që rrëfimi të shkojë përtej një udhëtimi muzikor. Përmes njohjes së kontekstit kulturor dhe rëndësisë së traditës shqiptare, dokumentari krijon një lidhje mes muzikës, identitetit dhe trashëgimisë që përcillet brez pas brezi.Udhëtimi i Lisa Stoll nis në Tiranë dhe vazhdon drejt Rivierës Shqiptare, ku muzikantja zbulon botën e iso-polifonisë, një traditë e veçantë e këndimit shumëzërësh që është pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s. Gjatë rrugëtimit, ajo shoqërohet nga këngëtarja Eleni Merkuri, përmes së cilës njihet më nga afër me këtë formë të të kënduarit dhe me rëndësinë që ajo vazhdon të ketë në jetën kulturore shqiptare.Një nga ndalesat më domethënëse është fshati Pilur, i njohur për traditën e tij të këngës polifonike. Atje, Stoll përjeton nga afër mënyrën se si kjo trashëgimi përcillet nga një brez te tjetri dhe se si vazhdon të mbetet pjesë e identitetit të komunitetit. Lisa Stoll (Foto: SRF/YouTube) Edhe pse në pamje të parë tingujt e alpenhornit zviceran dhe iso-polifonisë shqiptare duken krejt të ndryshëm, dokumentari zbulon pika të përbashkëta mes tyre. Përmes eksperimenteve muzikore, Lisa Stoll kërkon mënyra për t’i ndërthurur tingujt karakteristikë të Alpeve me zërat e këngëtarëve shqiptarë, duke dëshmuar se muzika mund të krijojë ura komunikimi edhe mes traditave që zhvillohen në kontekste të ndryshme

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…