PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Glauk konjufcaKonjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë
2 min čitanja
Glauk konjufca

Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar se ambiciet territoriale të Serbisë vazhdojnë të përbëjnë kërcënim serioz për sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin në rajon.Në një intervistë për Hungary Insider, Konjufca ka folur për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur, mungesën e llogaridhënies për sulmin në Banjskë dhe rëndësinë e rolit të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në parandalimin e përshkallëzimit të situatës.Kryediplomati kosovar ka thënë se retorika nacionaliste e Beogradit duhet parë në ndërlidhje me veprimet në terren dhe me mbështetjen politike që, sipas tij, u ofrohet personave të përfshirë në agresionin e armatosur kundër Kosovës.“Kur zëvendëskryeministri i Serbisë deklaron se flamuri serb herët a vonë do të valëvitet sërish mbi Prizren, ndërsa Millan Radoiçiq, i cili pranoi se organizoi sulmin terrorist në Banjskë, shfaqet publikisht krah djalit të Vuçiqit në një tubim të partisë në pushtet, ne shohim një vazhdimësi shqetësuese mes ambicieve territoriale të Serbisë dhe mbrojtjes politike që u ofrohet përgjegjësve për agresion të armatosur kundër Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Konjufca.Ai ka rikujtuar sulmin e shtatorit të vitit 2023 në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, duke theksuar se, sipas tij, synimi i operacionit ishte shkëputja e veriut të Kosovës dhe aneksimi i tij nga Serbia.Konjufca ka përmendur edhe grumbullimin e forcave ushtarake serbe përgjatë kufirit pas sulmit në Banjskë, përfshirë tanke, artileri dhe këmbësori të mekanizuar. Sipas tij, ky mobilizim nxiti reagimin e Shtëpisë së Bardhë dhe përforcimin e misionit të NATO-s në Kosovë.Në intervistë, ai ka folur edhe për sulmin me eksploziv të nëntorit të vitit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit, duke thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur prova që, sipas tij, implikojnë strukturat shtetërore të Serbisë në përgatitjen e sulmit.Duke komentuar paraqitjen publike të Millan Radoiçiqit në krah të

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar se ambiciet territoriale të Serbisë vazhdojnë të përbëjnë kërcënim serioz për sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin në rajon.Në një intervistë për Hungary Insider, Konjufca ka folur për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur, mungesën e llogaridhënies për sulmin në Banjskë dhe rëndësinë e rolit të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në parandalimin e përshkallëzimit të situatës.Kryediplomati kosovar ka thënë se retorika nacionaliste e Beogradit duhet parë në ndërlidhje me veprimet në terren dhe me mbështetjen politike që, sipas tij, u ofrohet personave të përfshirë në agresionin e armatosur kundër Kosovës.“Kur zëvendëskryeministri i Serbisë deklaron se flamuri serb herët a vonë do të valëvitet sërish mbi Prizren, ndërsa Millan Radoiçiq, i cili pranoi se organizoi sulmin terrorist në Banjskë, shfaqet publikisht krah djalit të Vuçiqit në një tubim të partisë në pushtet, ne shohim një vazhdimësi shqetësuese mes ambicieve territoriale të Serbisë dhe mbrojtjes politike që u ofrohet përgjegjësve për agresion të armatosur kundër Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Konjufca.Ai ka rikujtuar sulmin e shtatorit të vitit 2023 në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, duke theksuar se, sipas tij, synimi i operacionit ishte shkëputja e veriut të Kosovës dhe aneksimi i tij nga Serbia.Konjufca ka përmendur edhe grumbullimin e forcave ushtarake serbe përgjatë kufirit pas sulmit në Banjskë, përfshirë tanke, artileri dhe këmbësori të mekanizuar. Sipas tij, ky mobilizim nxiti reagimin e Shtëpisë së Bardhë dhe përforcimin e misionit të NATO-s në Kosovë.Në intervistë, ai ka folur edhe për sulmin me eksploziv të nëntorit të vitit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit, duke thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur prova që, sipas tij, implikojnë strukturat shtetërore të Serbisë në përgatitjen e sulmit.Duke komentuar paraqitjen publike të Millan Radoiçiqit në krah të

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…