PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Protesta në tiranëNga studentët te pensionistët, çfarë i bashkon protestuesit në Tiranë?
2 min čitanja
Protesta në tiranë

Nga studentët te pensionistët, çfarë i bashkon protestuesit në Tiranë?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ndërtesa publike të dëmtuara nga zjarri, xhama të thyer dhe dyqane të plaçkitura, rrugë të mbushura me gurë e kontejnerë mbeturinash të djegur. Këto janë pamjet në Tiranë, teksa protestat e studentëve kanë hyrë në ditën e katërt dhe janë përhapur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.Përleshjet mes policisë dhe grupeve të protestuesve, kryesisht të maskuar, kanë lënë dhjetëra të lënduar, shumica policë, sipas autoriteteve. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit.Studentët thonë se protestojnë kundër kostove të larta të arsimit dhe korrupsionit qeveritar, ndërsa kërkesë kryesore kanë dorëheqjen e Qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama. Atyre u janë bashkuar edhe nxënës të shkollave të mesme. Mësimi është bojkotuar në universitete në Tiranë dhe në disa qytete të tjera, si dhe në disa gjimnaze të kryeqytetit.Përtej studentëve, pakënaqësi që bashkojnë brezatPas katër ditësh protestash dhe përplasjesh me policinë, studentët vazhdojnë të dalin në rrugët e Tiranës. Sipas autoriteteve, vetëm mbrëmjen e 15 tetorit u ndaluan 160 protestues. Por studentët thonë se do të vazhdojnë të protestojnë.‘Nuk kemi rrugë tjetër, nuk na është lënë zgjidhje tjetër. Çfarë duhet të bëjë një student që nuk përballon dot kostot e arsimit, të jetesës edhe pse punon. Çfarë të bëjë kur nuk dëgjohet, kur nëpërkëmbet. Nuk ka asnjë vlerë diploma sepse nuk ka meritokraci, vendet e punës janë për fëmijët e politikanëve, administratës, oligarkëve”, thotë për Radio Evropën e Lirë Blerta, studente në fakultetin Ekonomik në Tiranë.Në rrugët e Tiranës, përkrah studentëve janë edhe profesorë. Lush Susaj, profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, thotë se proteston për studentët e tij dhe për të gjithë ata që janë detyruar të largohen nga vendi.“Njëra nga studentet e mia mbaroi masterin shkencor me rezultate të shkëlqyera. E dini çfarë pune bën? Bën byrekë në një biznes në një lagje të Tiranës. Kjo është e dhimbshme për mua”, thotë Susaj për REL.Ai ia atribuon situatë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ndërtesa publike të dëmtuara nga zjarri, xhama të thyer dhe dyqane të plaçkitura, rrugë të mbushura me gurë e kontejnerë mbeturinash të djegur. Këto janë pamjet në Tiranë, teksa protestat e studentëve kanë hyrë në ditën e katërt dhe janë përhapur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.Përleshjet mes policisë dhe grupeve të protestuesve, kryesisht të maskuar, kanë lënë dhjetëra të lënduar, shumica policë, sipas autoriteteve. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit.Studentët thonë se protestojnë kundër kostove të larta të arsimit dhe korrupsionit qeveritar, ndërsa kërkesë kryesore kanë dorëheqjen e Qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama. Atyre u janë bashkuar edhe nxënës të shkollave të mesme. Mësimi është bojkotuar në universitete në Tiranë dhe në disa qytete të tjera, si dhe në disa gjimnaze të kryeqytetit.Përtej studentëve, pakënaqësi që bashkojnë brezatPas katër ditësh protestash dhe përplasjesh me policinë, studentët vazhdojnë të dalin në rrugët e Tiranës. Sipas autoriteteve, vetëm mbrëmjen e 15 tetorit u ndaluan 160 protestues. Por studentët thonë se do të vazhdojnë të protestojnë.‘Nuk kemi rrugë tjetër, nuk na është lënë zgjidhje tjetër. Çfarë duhet të bëjë një student që nuk përballon dot kostot e arsimit, të jetesës edhe pse punon. Çfarë të bëjë kur nuk dëgjohet, kur nëpërkëmbet. Nuk ka asnjë vlerë diploma sepse nuk ka meritokraci, vendet e punës janë për fëmijët e politikanëve, administratës, oligarkëve”, thotë për Radio Evropën e Lirë Blerta, studente në fakultetin Ekonomik në Tiranë.Në rrugët e Tiranës, përkrah studentëve janë edhe profesorë. Lush Susaj, profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, thotë se proteston për studentët e tij dhe për të gjithë ata që janë detyruar të largohen nga vendi.“Njëra nga studentet e mia mbaroi masterin shkencor me rezultate të shkëlqyera. E dini çfarë pune bën? Bën byrekë në një biznes në një lagje të Tiranës. Kjo është e dhimbshme për mua”, thotë Susaj për REL.Ai ia atribuon situatë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…