Idriz rrecajPas gjetjes së eshtrave në Zubin Potok, heroi Idriz Rrecaj nderohet në Skenderaj
2 min čitanja
Idriz rrecaj
Pas gjetjes së eshtrave në Zubin Potok, heroi Idriz Rrecaj nderohet në Skenderaj
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj është nderuar të premten, më 16.10.2026, gjatë një akademie përkujtimore të organizuar nga Komuna e Skenderajt.Idriza Rrecaj u rrëmbye dhe u zhduk me dhunë gjatë luftës në viti 1999, ndërsa eshtrat e tij u identifikuan muaj më parë në një varrezë masive në Zubin Potok.Disa orë para rivarrimit, eshtrat e Rrecaj u vendosën në Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, ku u nderua nga personalitete të larta shtetërore.Homazhe para arkivolit të Rrecjat bërë edhe Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të Kosovë.Përmes një postimin në Facebook, kryetarja ata Haxhiu është shprehur se Rrecaj, që pas një pritjeje të gjatë e plot dhimbje, tash prehet në paqe pranë familjes së tij dhe në Skenderaj.Haxhiu ka shkruar se Idriz Rrecaj ishte një nga anëtarët e “Grupit të Intelektualëve”, atdhetarë që e donin vendin dhe fjala e të cilëve peshonte në rrethin e tyre.“Pikërisht për këtë forcat serbe i shënjestruan, për t’i zhdukur e për t’ua shuar çdo gjurmë. Por kujtimi për ta nuk u shua. Eshtrat e Idrizit u gjetën, dhe sot ai kthehet në tokën për të cilën dha jetën. Sakrifica e Idrizit dhe e veprimtarëve të “Grupit të Intelektualëve” për një Kosovë të lirë, që e shkruan vetë fatin e saj, nuk do të harrohet kurrë”- ka shkruar ajo.Gjetja dhe rivarrimi i tij, ka shtuar ajo janë një hap drejt drejtësisë dhe një ngushëllim për familjen që e priti gjithë këto vite.“Megjithatë, plaga mbetet e hapur për sa kohë ka ende familje që presin të mësojnë fatin e më të dashurve të tyre. Kërkimi për të zhdukurit me dhunë do të vazhdojë derisa të mësohet e vërteta për secilin prej tyre. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Idriz Rrecaj! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”- ka shkruar kryetarja Haxhiu në Facebook.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.