ProtestatProtestat e dhunshme në Tiranë dhe rrethe, Policia: 152 të arrestuar, 120 policë të dëmtuar
2 min čitanja
Protestat
Protestat e dhunshme në Tiranë dhe rrethe, Policia: 152 të arrestuar, 120 policë të dëmtuar
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kreu i Departamentit të Sigurisë të Shqipërisë, Dhimitraq Ziu ka bërë publike të dhënat mbi masat e marra nga Policia pas protestave të ditëve të fundit, të cilat janë shoqëruar me akte dhune, përplasje me efektivët dhe dëmtime të pronës publike e private.Sipas Ziut, në Tiranë janë arrestuar 127 shtetas, ndërsa 244 persona po procedohen penalisht për kundërshtim dhe dhunë ndaj punonjësve të Policisë, si dhe për shkatërrim të pronës publike dhe private.Ai bëri të ditur se grupet hetimore janë ngritur për të analizuar në mënyrë profesionale provat materiale dhe pamjet filmike, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe identifikimin e personave të përfshirë, raporton RTSh.Sa i përket situatës në rrethe, Ziu bëri me dije se në Durrës janë arrestuar 23 persona, ndërsa 12 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për kundërshtim dhe dhunë ndaj efektivëve, si dhe për shkatërrim prone. Në Korçë janë arrestuar 2 persona, ndërsa 27 të tjerë janë vënë nën hetim për të njëjtat akuza. Ndërkohë, në Vlorë po hetohen 20 shtetas për pengim të zhvillimit të procesit mësimor dhe pengim të punës së Policisë.Në Shkodër janë regjistruar në hetim 9 persona, në Elbasan 6 persona, ndërsa në Kukës po hetohen 10 shtetas. Gjatë protestës në Shkodër, një oficer i Policisë së Rendit u plagos rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas Ziut, personi i dyshuar për plagosjen është identifikuar, por nuk është arrestuar për shkak të moshës.Sipas të dhënave të bëra publike nga kreu i Departamentit të Sigurisë, si pasojë e akteve të dhunës në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kukës, janë dëmtuar gjithsej 120 punonjës të policisë.Policia ka nisur verifikimet për mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale dhe në kanalet e komunikimit online, ku janë identifikuar disa kanale dhe grupe komunikimi ku janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje të dyshuar kriminale, përfshirë thirrje për akte ekstreme dhe terroriste, si dhe kërcënime të drejtpërdrejta ndaj jetës së punon
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.