DroniUkraina prezanton “dronin ambulancë që mund të shpëtojë jetë brenda pak minutash”
2 min čitanja
Droni
Ukraina prezanton “dronin ambulancë që mund të shpëtojë jetë brenda pak minutash”
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një kompani ukrainase ka demonstruar një sistem të ri të pazakontë shpëtimi në fushëbetejë: një dron i aftë të mbajë një ushtar të plagosur brenda një kabine të mbyllur. E zhvilluar nga SkyFall, fluturakja, e quajtur StarGate, është filmuar duke u ngritur, fluturuar dhe ulur me një person në bord, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.E ndërtuar për të arritur viktimat në zona të paarritshme për automjetet tokësore, makina e drejtuar nga distanca thuhet se mund të ngrejë 150 kg dhe të udhëtojë me shpejtësi deri në 105 km/orë. Aftësia e saj për të fluturuar mbi fusha të minuara, lumenj dhe rrugë të dëmtuara mund të ndihmojë në shkurtimin e udhëtimeve të rrezikshme nga vija e frontit.Në pamjet filmike, një përfaqësues i SkyFall del nga kabina pas uljes, ndërsa një operator mbetet në distancë. Prodhuesi thotë se StarGate mund të shkurtojë kohën e evakuimit nga orë ose ditë në vetëm minuta, duke u lejuar potencialisht trupave të plagosur të marrin kujdes mjekësor shumë më shpejt. - YouTube www.youtube.com Ajo përdor Starlink dhe sistemin L-Link të SkyFall, së bashku me teknologjinë e asistuar nga inteligjenca artificiale të projektuar për të vepruar pavarësisht ndërhyrjeve të navigimit satelitor. Ajo u tregua gjithashtu duke vendosur një rrjetë për të kapur një dron armiqësor.Exclusive look at 'StarGate,' Ukraine's drone that can evacuate wounded ... https://t.co/eYbUBjWt9P via @YouTube — Richard W - Is Vaxxed & Boosted. Yay! (@ilovaussiesheps) October 16, 2026Një brigadë luftarake ukrainase tani ka marrë prototipin për testim në kushte të vijës së frontit.SkyFall ende nuk i ka publikuar gjetjet dhe performanca e dronit në evakuime të vërteta luftarake mbetet për t'u konfirmuar në mënyrë të pavarur. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.