Oda ekonomike gjermano kosovareNga shërbimet digjitale te partneritetet në AI: Çfarë mund t’u ofrojë Kosova bizneseve gjermane?
2 min čitanja
Oda ekonomike gjermano kosovare
Nga shërbimet digjitale te partneritetet në AI: Çfarë mund t’u ofrojë Kosova bizneseve gjermane?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në shtator të këtij viti, shoqata gjermane e industrisë digjitale Bitkom publikoi një të dhënë që e përmbledh momentin: për herë të parë, shumica e kompanive në Gjermani, 57% e atyre me 20 apo më shumë punonjës, përdorin inteligjencën artificiale. Vetëm një vit më parë kjo shifër ishte 36%. E njëjta anketë tregon edhe anën tjetër. Asnjë nga kompanitë që përdorin AI nuk thotë se e shfrytëzon plotësisht potencialin e saj, dhe vetëm 3% mendojnë se e shfrytëzojnë në masë të madhe. Këto të dhëna sugjerojnë se adoptimi i AI-së po ecën më shpejt se aftësia e kompanive për ta shfrytëzuar plotësisht në punën e përditshme. Pikërisht në këtë hapësirë, midis vendimit dhe zbatimit, lind pyetja që duhet t’i interesojë çdo kompanie kosovare të teknologjisë: kush do ta bëjë këtë punë, dhe çfarë duhet të ofrojë Kosova për të qenë pjesë e përgjigjes? (bitkom.org)Kosova nuk e nis këtë bisedë nga zero. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të përpunuara nga Instituti GAP, eksporti i shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit arriti në 347,4 milionë euro në vitin 2024. Kjo është 21% më shumë se një vit më parë dhe gati pesëfishi i vlerës së katër viteve më herët. (institutigap.org) Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike numëron mbi 2.500 kompani në sektor. Sipas Qeverisë, mbi 11 mijë biznese aktive në ekonominë digjitale dhe në shërbimet profesionale e mbështetëse realizuan rreth 2 miliardë euro qarkullim në vitin 2025. Kjo e fundit është një kategori më e gjerë se sektori i TIK-ut dhe nuk duhet barazuar me të. Gjermania mbetet një ndër tregjet kryesore të eksportit. Barometri IT 2025 i Shoqatës së TIK-ut të Kosovës (STIKK) e rendit atë menjëherë pas SHBA-së ndër destinacionet e eksportit të kompanive të anketuara. (telegrafi.com, stikk.org)Çfarë ofron Kosova sot konkretisht? Oferta përfshin zhvillimin e softuerit, aplikacionet web dhe mobile, testimin e softuerit, administrimin e sistemeve dhe shërbimet e mbështetjes për klientët, shpesh në gjuhën gjermane.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.