PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Sashk maqedoniStojko Ramov është zgjedhur kryetar i ri i SASHK-ut
2 min čitanja
Sashk maqedoni

Stojko Ramov është zgjedhur kryetar i ri i SASHK-ut

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Stojko Ramov është zgjedhur kryetar i ri i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Maqedonisë (SASHK), në kongresin e sotëm të VIII-të të rregullt të sindikatës.Si prioritete në periudhën e ardhshme, Ramov njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive për mbrojtjen e fëmijëve dhe një marrëveshjeje të re kolektive për kulturën, me qëllim përmirësimin e statusit ekonomik dhe social të punonjësve."Do të avokoj për rikthimin e dinjitetit të edukatorëve dhe vendosjen e tyre në vendin që meritojnë në këtë shoqëri. Në periudhën e ardhshme duhet të nënshkruhet një marrëveshje kolektive për mbrojtjen e fëmijëve dhe një marrëveshje e re kolektive për kulturën, kështu që kemi shumë punë përpara. Shpresoj se do të gjejmë mirëkuptim nga partnerët socialë, gjë që do të na lejojë të përmirësojmë statusin ekonomik dhe social të edukatorëve në të gjithë Maqedoninë", theksoi Ramov.Lidhur me afatin kohor për realizimin e këtyre pritjeve, ai tregoi se arritja e një marrëveshjeje varet nga të dyja palët në negociata. Pas 16 vitesh në krye të SASHK-ut, Jakim Nedelkov largohet. Ai në Kongres theksoi se përveç përmbledhjes së rezultateve të periudhës së kaluar pesëvjeçare, priten edhe ndryshime në udhëheqje. Ai shtoi se në Kongres marrin pjesë rreth 270 delegatë nga e gjithë vendi./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Stojko Ramov është zgjedhur kryetar i ri i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Maqedonisë (SASHK), në kongresin e sotëm të VIII-të të rregullt të sindikatës.Si prioritete në periudhën e ardhshme, Ramov njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive për mbrojtjen e fëmijëve dhe një marrëveshjeje të re kolektive për kulturën, me qëllim përmirësimin e statusit ekonomik dhe social të punonjësve."Do të avokoj për rikthimin e dinjitetit të edukatorëve dhe vendosjen e tyre në vendin që meritojnë në këtë shoqëri. Në periudhën e ardhshme duhet të nënshkruhet një marrëveshje kolektive për mbrojtjen e fëmijëve dhe një marrëveshje e re kolektive për kulturën, kështu që kemi shumë punë përpara. Shpresoj se do të gjejmë mirëkuptim nga partnerët socialë, gjë që do të na lejojë të përmirësojmë statusin ekonomik dhe social të edukatorëve në të gjithë Maqedoninë", theksoi Ramov.Lidhur me afatin kohor për realizimin e këtyre pritjeve, ai tregoi se arritja e një marrëveshjeje varet nga të dyja palët në negociata. Pas 16 vitesh në krye të SASHK-ut, Jakim Nedelkov largohet. Ai në Kongres theksoi se përveç përmbledhjes së rezultateve të periudhës së kaluar pesëvjeçare, priten edhe ndryshime në udhëheqje. Ai shtoi se në Kongres marrin pjesë rreth 270 delegatë nga e gjithë vendi./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…