PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Agron canolliCanolli: Është dhënë leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj
2 min čitanja
Agron canolli

Canolli: Është dhënë leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Agron Canolli ka bërë të ditur se është dhënë leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj të Prishtinës, pas një angazhimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Bashkësisë Islame dhe Komunës së Prishtinës.Përmes një postimi në Facebook, Canolli e ka cilësuar këtë si lajm të mirë për banorët e Shkabajt dhe besimtarët myslimanë, duke theksuar se kërkesa për ndërtimin e xhamisë ka qenë e kahershme.“Sot, në Ditën e Xhumasë, një lajm i mirë për Shkabajin! Pas një angazhimi të gjatë, pune dhe bashkëpunimi ndërmjet Bashkësisë Islame dhe Komunës së Prishtinës, sot u dha leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj”, ka shkruar Canolli.Ai ka theksuar se dita e së premtes është një moment i veçantë për ta ndarë këtë lajm me besimtarët myslimanë.“Nuk ka ditë më të bukur për ta ndarë këtë lajm sesa Dita e Xhumasë, ditë e veçantë për besimtarët myslimanë, ditë e lutjes, bashkimit dhe shpresës”, ka deklaruar ai.Canolli e ka vlerësuar dhënien e lejes si një hap të rëndësishëm për komunitetin e Shkabajt, duke shprehur urimet e tij për banorët dhe besimtarët.“Një kërkesë e kahershme po merr rrugë drejt realizimit, duke dëshmuar se me vullnet, bashkëpunim dhe angazhim, punët e mira bëhen realitet”, ka shkruar ai.Në fund, Canolli ka uruar që xhamia e re të shërbejë si vend adhurimi dhe bashkimi për komunitetin.“Uroj që kjo xhami të bëhet vend i adhurimit, paqes, bashkimit dhe mirësisë për të gjithë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Agron Canolli ka bërë të ditur se është dhënë leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj të Prishtinës, pas një angazhimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Bashkësisë Islame dhe Komunës së Prishtinës.Përmes një postimi në Facebook, Canolli e ka cilësuar këtë si lajm të mirë për banorët e Shkabajt dhe besimtarët myslimanë, duke theksuar se kërkesa për ndërtimin e xhamisë ka qenë e kahershme.“Sot, në Ditën e Xhumasë, një lajm i mirë për Shkabajin! Pas një angazhimi të gjatë, pune dhe bashkëpunimi ndërmjet Bashkësisë Islame dhe Komunës së Prishtinës, sot u dha leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj”, ka shkruar Canolli.Ai ka theksuar se dita e së premtes është një moment i veçantë për ta ndarë këtë lajm me besimtarët myslimanë.“Nuk ka ditë më të bukur për ta ndarë këtë lajm sesa Dita e Xhumasë, ditë e veçantë për besimtarët myslimanë, ditë e lutjes, bashkimit dhe shpresës”, ka deklaruar ai.Canolli e ka vlerësuar dhënien e lejes si një hap të rëndësishëm për komunitetin e Shkabajt, duke shprehur urimet e tij për banorët dhe besimtarët.“Një kërkesë e kahershme po merr rrugë drejt realizimit, duke dëshmuar se me vullnet, bashkëpunim dhe angazhim, punët e mira bëhen realitet”, ka shkruar ai.Në fund, Canolli ka uruar që xhamia e re të shërbejë si vend adhurimi dhe bashkimi për komunitetin.“Uroj që kjo xhami të bëhet vend i adhurimit, paqes, bashkimit dhe mirësisë për të gjithë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…