PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Energjia elektrike - maqedoniMickoski: Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë deri në fund të vitit
2 min čitanja
Energjia elektrike - maqedoni

Mickoski: Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë deri në fund të vitit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Çmimi i energjisë elektrike deri në fund të vitit do të mbetet i njëjtë, ndërsa Qeveria do të angazhohet që ai të mbetet i pandryshuar edhe nga 1 janari, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. “Prioritet i kësaj qeverie është ruajtja e stabilitetit energjetik. Ne këtë po e bëjmë në kushtet e krizës më të madhe energjetike në botë që kujton njerëzimi. Kudo në rajon dhe në Evropë, çmimet e energjensave po thyejnë rekorde. Tashmë kemi shtete në Evropë ku çmimi i naftës dizel dhe benzinës pa plumb është mbi 3 euro për litër. Ne ende jemi nën 1,6 euro për litër, falë politikave të Qeverisë. Në këtë drejtim planifikojmë të vazhdojmë edhe sa i përket energjisë elektrike”.“Po luftojmë që prioriteti ynë, ruajtja e çmimit të njëjtë dhe shmangia e rritjes, të mbetet i pandryshuar. Këtë, në fakt, po e bëjmë në tre periudha rregullatore. SHA EMV nuk është e vetmja që kërkon harmonizimin e çmimeve. Këtu janë edhe disa kompani të tjera, operatori dhe distributori, që është kompania private EVN. Ndoshta duhet t’i pyesni edhe ata se si do të veprojnë”, deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas hapjes së shkollës së re fillore në Hasanbeg.Kryeministri nuk dakordohet me pikëpamjen se çmimi i energjisë elektrike varet kryesisht nga EMV-ja. Ai u përgjigj se nuk do të ofrohet asnjë çmim më i ulët se 65 euro.“Jo, në këto kushte siç janë sot në bursat edhe 65 është tre herë më e ulët se ajo që paguajnë qytetarët në fqinjësi dhe në Evropë”, deklaroi kryeministri.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Çmimi i energjisë elektrike deri në fund të vitit do të mbetet i njëjtë, ndërsa Qeveria do të angazhohet që ai të mbetet i pandryshuar edhe nga 1 janari, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. “Prioritet i kësaj qeverie është ruajtja e stabilitetit energjetik. Ne këtë po e bëjmë në kushtet e krizës më të madhe energjetike në botë që kujton njerëzimi. Kudo në rajon dhe në Evropë, çmimet e energjensave po thyejnë rekorde. Tashmë kemi shtete në Evropë ku çmimi i naftës dizel dhe benzinës pa plumb është mbi 3 euro për litër. Ne ende jemi nën 1,6 euro për litër, falë politikave të Qeverisë. Në këtë drejtim planifikojmë të vazhdojmë edhe sa i përket energjisë elektrike”.“Po luftojmë që prioriteti ynë, ruajtja e çmimit të njëjtë dhe shmangia e rritjes, të mbetet i pandryshuar. Këtë, në fakt, po e bëjmë në tre periudha rregullatore. SHA EMV nuk është e vetmja që kërkon harmonizimin e çmimeve. Këtu janë edhe disa kompani të tjera, operatori dhe distributori, që është kompania private EVN. Ndoshta duhet t’i pyesni edhe ata se si do të veprojnë”, deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas hapjes së shkollës së re fillore në Hasanbeg.Kryeministri nuk dakordohet me pikëpamjen se çmimi i energjisë elektrike varet kryesisht nga EMV-ja. Ai u përgjigj se nuk do të ofrohet asnjë çmim më i ulët se 65 euro.“Jo, në këto kushte siç janë sot në bursat edhe 65 është tre herë më e ulët se ajo që paguajnë qytetarët në fqinjësi dhe në Evropë”, deklaroi kryeministri.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…