PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Aeroporti rinasAnulohen fluturimet në gjashtë destinacione italiane, njoftim i rëndësishëm nga Aeroporti i Tiranës
2 min čitanja
Aeroporti rinas

Anulohen fluturimet në gjashtë destinacione italiane, njoftim i rëndësishëm nga Aeroporti i Tiranës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Problemet në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali kanë sjellë anulimin e disa fluturimeve nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Preken disa qytete italiane, mes tyre Milano, Torino dhe Verona.Disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë anuluar gjatë ditës së sotme për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, i cili njofton se anulimet kanë ardhur si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.Sipas njoftimit, fluturimet e prekura janë ato drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova.Aeroporti bën me dije se është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët.Ndërkohë, të gjithë qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt ose nga Italia këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive ajrore, për t'u informuar mbi statusin më të fundit të fluturimeve të tyre.Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës thekson se siguria dhe mirëqenia e pasagjerëve mbeten prioriteti kryesor, ndërsa situata do të ndiqet në bashkëpunim me autoritetet dhe kompanitë ajrore.Pasagjerët këshillohen të mos nisen drejt aeroportit pa verifikuar paraprakisht statusin e fluturimit me kompaninë ajrore përkatëse. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Problemet në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali kanë sjellë anulimin e disa fluturimeve nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Preken disa qytete italiane, mes tyre Milano, Torino dhe Verona.Disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë anuluar gjatë ditës së sotme për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, i cili njofton se anulimet kanë ardhur si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.Sipas njoftimit, fluturimet e prekura janë ato drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova.Aeroporti bën me dije se është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët.Ndërkohë, të gjithë qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt ose nga Italia këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive ajrore, për t'u informuar mbi statusin më të fundit të fluturimeve të tyre.Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës thekson se siguria dhe mirëqenia e pasagjerëve mbeten prioriteti kryesor, ndërsa situata do të ndiqet në bashkëpunim me autoritetet dhe kompanitë ajrore.Pasagjerët këshillohen të mos nisen drejt aeroportit pa verifikuar paraprakisht statusin e fluturimit me kompaninë ajrore përkatëse. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…