PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
RhodeHailey Bieber flet kundër teprimit në industrinë e bukurisë, rrjeti rikthen kritikat ndaj Rhode
2 min čitanja
Rhode

Hailey Bieber flet kundër teprimit në industrinë e bukurisë, rrjeti rikthen kritikat ndaj Rhode

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Hailey Bieber është përballur me kritika në rrjetet sociale pasi deklaroi se nuk është e interesuar për konsumin e tepërt në industrinë e bukurisë, ndonëse marka e saj Rhode është kritikuar për produkte dhe aksesorë të shumtë.Gjatë Samitit të Grave më të Fuqishme të revistës Fortune, modelja foli për filozofinë pas markës së saj, të cilën e lançoi në vitin 2022 me vetëm tre produkte. Sipas saj, synimi ka qenë krijimi i produkteve të domosdoshme, cilësore dhe të dobishme për rutinën e përditshme, në vend të lançimit të vazhdueshëm të artikujve të rinj, shkruan DailyMail. Bieber theksoi se nuk dëshiron të nxjerrë produkte vetëm për të shtuar koleksionin e markës, por të krijojë artikuj që i përdor dhe i konsideron pjesë të rutinës së saj. Ajo shtoi se, megjithëse një biznes duhet të jetë financiarisht i shëndetshëm, për të rëndësi ka edhe ruajtja e filozofisë fillestare të Rhode. Megjithatë, deklaratat e saj kanë rikthyer diskutimet për produktet dhe aksesorët e markës, përfshirë mbajtëset e telefonit me hapësirë për shkëlqyes buzësh dhe aksesorët për produktet e grimit, të cilat janë kritikuar nga disa konsumatorë si të tepërta. Në vitin 2025, Rhode u ble nga kompania e kozmetikës e.l.f. Beauty në një marrëveshje me vlerë rreth 1 miliard dollarë (afërsisht 893 milionë euro), ndërsa Hailey vazhdoi të ishte e përfshirë në drejtimin kreativ dhe zhvillimin e produkteve. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Hailey Bieber është përballur me kritika në rrjetet sociale pasi deklaroi se nuk është e interesuar për konsumin e tepërt në industrinë e bukurisë, ndonëse marka e saj Rhode është kritikuar për produkte dhe aksesorë të shumtë.Gjatë Samitit të Grave më të Fuqishme të revistës Fortune, modelja foli për filozofinë pas markës së saj, të cilën e lançoi në vitin 2022 me vetëm tre produkte. Sipas saj, synimi ka qenë krijimi i produkteve të domosdoshme, cilësore dhe të dobishme për rutinën e përditshme, në vend të lançimit të vazhdueshëm të artikujve të rinj, shkruan DailyMail. Bieber theksoi se nuk dëshiron të nxjerrë produkte vetëm për të shtuar koleksionin e markës, por të krijojë artikuj që i përdor dhe i konsideron pjesë të rutinës së saj. Ajo shtoi se, megjithëse një biznes duhet të jetë financiarisht i shëndetshëm, për të rëndësi ka edhe ruajtja e filozofisë fillestare të Rhode. Megjithatë, deklaratat e saj kanë rikthyer diskutimet për produktet dhe aksesorët e markës, përfshirë mbajtëset e telefonit me hapësirë për shkëlqyes buzësh dhe aksesorët për produktet e grimit, të cilat janë kritikuar nga disa konsumatorë si të tepërta. Në vitin 2025, Rhode u ble nga kompania e kozmetikës e.l.f. Beauty në një marrëveshje me vlerë rreth 1 miliard dollarë (afërsisht 893 milionë euro), ndërsa Hailey vazhdoi të ishte e përfshirë në drejtimin kreativ dhe zhvillimin e produkteve. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…