Protesta ne tiraneGjykata caktoi masat për protestuesit, flasin avokatët: E vetmja provë që u përmend ishte pjesëmarrja, kemi kallëzuar dhunën e policisë në SPAK
2 min čitanja
Protesta ne tirane
Gjykata caktoi masat për protestuesit, flasin avokatët: E vetmja provë që u përmend ishte pjesëmarrja, kemi kallëzuar dhunën e policisë në SPAK
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Avokatët e disa prej protestuesve kanë folur pas dhënies së masave për 19 të arrestuarit e ditës së parë të protestës.Avokati Marash Logu shprehu se sipas tij e vetmja provë që prokurorja relatoi ishte pjesëmarrja në protestë që siç tha ai, nuk përbën vepër penale.“Kemi asistuar sot për 19 protestues të arrestuar më datë 13 dhe 14 tetor.Për asnjë prej të arrestuarve nuk kishin prova që kishin kryer veprimtari të paligjshme, e vetmja provë që relatoi prokuroria ishte pjesëmarrja në protestë. Pjesëmarrja në protestë nuk përbën vepër penale dhe nuk përbën shkak as për t’u arrestuar dhe për të caktuar masë sigurie.Për 1 protestues arrest në burg, 6 arrest shtëpie dhe 12 detyrim paraqitje.7 prej protestuesve kishin shenja të rënda dhune, Klevis Meta ndodhet në Spitalin e Traumës. Pra, ishte ushtruar dhunë gjatë ndalimit, gjatë shoqërimit, por dhe gjatë mbërritjes së tyre në komisariat.E deklaruan edhe vetë. Madje, disa prej tyre shpjeguan për gjykatën që ne do të paraqesim kallëzim penal për të gjithë punonjësit e policisë që na kanë dhunuar”, tha avokati Logu.Ndërkohë Adriana Kalaja shprehu se personat që dolën para gjykatës, ishin studentë që sipas saj paraqitën prova dhune ndaj tyre nga policia.“Sot personat që dolën për masë janë një pjesë e konsiderueshme studentë, por marr rastin Klevis Metës dhe Xhejson Patokut, që është student ekselent i fizikës, dëshmoi para gjykatës, dispononte edhe prova për dhunë ekstreme, për shkelma. Kishte shenja evidente në fytyrë.Shpreh keqardhjen që Gjykata e Tiranës nuk u ngrit në lartësinë e detyrës, por thjesht u bë notere e organit të akuzës, pra vulosi kërkesat e organit të detyrës.Një ditë pas protestës kam depozituar në SPAK kallëzim penal për dhunën e ushtruar, duke filluar nga ministri i Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, drejtori i Tiranës, shefat e komisariateve 1, 2, 3, 4, 6, drejtori i Mbikëqyrjes Policore dhe personat e tjerë që kanë lidhje me konsumimin e veprave penale.Sot kam ardhur me një kallëzim të ri sh
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.