PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dhjami i barkutMjeku zbulon ushqimet që ndihmojnë në uljen e dhjamit të barkut
2 min čitanja
Dhjami i barkut

Mjeku zbulon ushqimet që ndihmojnë në uljen e dhjamit të barkut

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dhjami i tepërt në zonën e barkut nuk është vetëm çështje estetike, por mund të lidhet edhe me rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës. Mjeku internist, Michael Aziz, thekson se ushqyerja e ekuilibruar dhe aktiviteti fizik i rregullt mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit dhe në kontrollin e peshës.Sipas mjekut, disa ushqime mund të ndihmojnë në rritjen e ndjesisë së ngopjes dhe në kontrollin e marrjes së kalorive, duke e bërë më të lehtë ruajtjen e një peshe të shëndetshme. Një nga grupet kryesore janë proteinat e ligëta, si gjoksi i pulës, peshku, tofu dhe tempeh. Ato ndihmojnë në ruajtjen e ndjesisë së ngopjes për më gjatë. Megjithatë, rëndësi ka edhe mënyra e përgatitjes dhe shmangia e teprimit me ushqimin.Një rol të rëndësishëm kanë edhe frutat dhe perimet, veçanërisht ato të pasura me fibra. Perimet jeshile, manaferrat, mollët, agrumet, qershitë dhe pjeshkët mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme. Fibrat ndihmojnë në ngopje, ndërsa frutat dhe perimet ofrojnë lëndë ushqyese të rëndësishme.Aziz rekomandon gjithashtu yndyrna të shëndetshme nga vaji i ullirit, avokadoja dhe arrat. Edhe pse këto ushqime mund të ndihmojnë në kontrollin e oreksit, ato duhet të konsumohen në sasi të moderuara, pasi kanë përmbajtje të lartë kalorike.Uji mbetet zgjedhja kryesore për hidratim, ndërsa çaji jeshil dhe kafeja pa sheqer të shtuar mund të konsumohen në mënyrë të moderuar. Mjeku këshillon gjithashtu kufizimin e sheqernave të shtuara dhe karbohidrateve të rafinuara.Megjithatë, asnjë ushqim i vetëm nuk e shkrin dhjamin e barkut. Ulja e tij kërkon zakone të qëndrueshme ushqimore, aktivitet fizik dhe, në përgjithësi, një ekuilibër mes kalorive të marra dhe atyre të shpenzuara. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dhjami i tepërt në zonën e barkut nuk është vetëm çështje estetike, por mund të lidhet edhe me rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës. Mjeku internist, Michael Aziz, thekson se ushqyerja e ekuilibruar dhe aktiviteti fizik i rregullt mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit dhe në kontrollin e peshës.Sipas mjekut, disa ushqime mund të ndihmojnë në rritjen e ndjesisë së ngopjes dhe në kontrollin e marrjes së kalorive, duke e bërë më të lehtë ruajtjen e një peshe të shëndetshme. Një nga grupet kryesore janë proteinat e ligëta, si gjoksi i pulës, peshku, tofu dhe tempeh. Ato ndihmojnë në ruajtjen e ndjesisë së ngopjes për më gjatë. Megjithatë, rëndësi ka edhe mënyra e përgatitjes dhe shmangia e teprimit me ushqimin.Një rol të rëndësishëm kanë edhe frutat dhe perimet, veçanërisht ato të pasura me fibra. Perimet jeshile, manaferrat, mollët, agrumet, qershitë dhe pjeshkët mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme. Fibrat ndihmojnë në ngopje, ndërsa frutat dhe perimet ofrojnë lëndë ushqyese të rëndësishme.Aziz rekomandon gjithashtu yndyrna të shëndetshme nga vaji i ullirit, avokadoja dhe arrat. Edhe pse këto ushqime mund të ndihmojnë në kontrollin e oreksit, ato duhet të konsumohen në sasi të moderuara, pasi kanë përmbajtje të lartë kalorike.Uji mbetet zgjedhja kryesore për hidratim, ndërsa çaji jeshil dhe kafeja pa sheqer të shtuar mund të konsumohen në mënyrë të moderuar. Mjeku këshillon gjithashtu kufizimin e sheqernave të shtuara dhe karbohidrateve të rafinuara.Megjithatë, asnjë ushqim i vetëm nuk e shkrin dhjamin e barkut. Ulja e tij kërkon zakone të qëndrueshme ushqimore, aktivitet fizik dhe, në përgjithësi, një ekuilibër mes kalorive të marra dhe atyre të shpenzuara. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…