PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Udhërrëfyesi për inteligjencën artificialeKosova pranon Udhërrëfyesin për Inteligjencën Artificiale - pritet të miratohet në Procesin e Berlinit
2 min čitanja
Udhërrëfyesi për inteligjencën artificiale

Kosova pranon Udhërrëfyesin për Inteligjencën Artificiale - pritet të miratohet në Procesin e Berlinit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Samiti i tetë Digjital i Ballkanit Perëndimor përfundoi dje në Herceg Novi, Mal të Zi, pas dy ditësh diskutimesh që mblodhën së bashku përfaqësues të Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, institucioneve të Bashkimit Evropian (BE), organizatave ndërkombëtare dhe drejtues të industrisë digjitale, me qëllim avancimin e transformimit digjital rajonal dhe integrimit në Tregun e Vetëm Digjital të BE-së.Samiti u organizua nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi, nën kujdesin e Qeverisë së Malit të Zi, në partneritet me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Bashkimin Evropian dhe partnerë të tjerë rajonalë e ndërkombëtarë, në kuadër të Kryesimit të Malit të Zi të Procesit të Berlinit për vitin 2026.Në Samit u mirëprit Udhërrëfyesi për Inteligjencën Artificiale për Gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, i hartuar nga RCC-ja së bashku me partnerët rajonalë, i cili përcakton një drejtim të përbashkët për zhvillimin dhe përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale. Në njoftim thuhet se Udhërrëfyesi, i cili pritet të miratohet në Samitin e ardhshëm të Liderëve të Procesit të Berlinit, ofron një kornizë për forcimin e gatishmërisë së rajonit për inteligjencën artificiale, qeverisjen, inovacionin dhe përafrimin me standardet evropiane.Inteligjenca artificiale ishte ndër temat qendrore të Samitit, me një panel të posaçëm të titulluar “Inteligjenca artificiale: Mundësitë, sfidat dhe perspektivat e së ardhmes”, të moderuar nga Tanja Maraš, Eksperte e Lartë për Ndërlidhjen Digjitale në RCCDuke mbledhur së bashku përfaqësues të Komisionit Evropian, organizatave ndërkombëtare, botës akademike dhe sektorit të teknologjisë, diskutimi shqyrtoi se si rajoni mund të kalojë nga ambiciet në fushën e inteligjencës artificiale drejt zbatimeve praktike, inovacionit më të fuqishëm dhe rritjes së konkurrueshmërisë ekonomike.“Sfida nuk është thjesht të përvetësojmë inteligjencën artificiale, por të sigurojmë që ajo të sjellë vlerë të vërtetë për ekonomitë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Samiti i tetë Digjital i Ballkanit Perëndimor përfundoi dje në Herceg Novi, Mal të Zi, pas dy ditësh diskutimesh që mblodhën së bashku përfaqësues të Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, institucioneve të Bashkimit Evropian (BE), organizatave ndërkombëtare dhe drejtues të industrisë digjitale, me qëllim avancimin e transformimit digjital rajonal dhe integrimit në Tregun e Vetëm Digjital të BE-së.Samiti u organizua nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi, nën kujdesin e Qeverisë së Malit të Zi, në partneritet me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Bashkimin Evropian dhe partnerë të tjerë rajonalë e ndërkombëtarë, në kuadër të Kryesimit të Malit të Zi të Procesit të Berlinit për vitin 2026.Në Samit u mirëprit Udhërrëfyesi për Inteligjencën Artificiale për Gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, i hartuar nga RCC-ja së bashku me partnerët rajonalë, i cili përcakton një drejtim të përbashkët për zhvillimin dhe përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale. Në njoftim thuhet se Udhërrëfyesi, i cili pritet të miratohet në Samitin e ardhshëm të Liderëve të Procesit të Berlinit, ofron një kornizë për forcimin e gatishmërisë së rajonit për inteligjencën artificiale, qeverisjen, inovacionin dhe përafrimin me standardet evropiane.Inteligjenca artificiale ishte ndër temat qendrore të Samitit, me një panel të posaçëm të titulluar “Inteligjenca artificiale: Mundësitë, sfidat dhe perspektivat e së ardhmes”, të moderuar nga Tanja Maraš, Eksperte e Lartë për Ndërlidhjen Digjitale në RCCDuke mbledhur së bashku përfaqësues të Komisionit Evropian, organizatave ndërkombëtare, botës akademike dhe sektorit të teknologjisë, diskutimi shqyrtoi se si rajoni mund të kalojë nga ambiciet në fushën e inteligjencës artificiale drejt zbatimeve praktike, inovacionit më të fuqishëm dhe rritjes së konkurrueshmërisë ekonomike.“Sfida nuk është thjesht të përvetësojmë inteligjencën artificiale, por të sigurojmë që ajo të sjellë vlerë të vërtetë për ekonomitë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…