PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
FmnGuvernatori Ismaili merr pjesë në Sesionin Plenar të Takimeve Vjetore 2026 të FMN-së dhe Bankës Botërore
2 min čitanja
Fmn

Guvernatori Ismaili merr pjesë në Sesionin Plenar të Takimeve Vjetore 2026 të FMN-së dhe Bankës Botërore

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, mori pjesë në Sesionin Plenar të Takimeve Vjetore 2026 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore, të mbajtura në Bangkok.BQK thekson se sesioni plenar përfaqëson një nga ngjarjet kryesore të Takimeve Vjetore, duke mbledhur përfaqësuesit e vendeve anëtare të dy institucioneve. Në kuadër të sesionit, të pranishmëve iu drejtuan Presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Ajay Banga, Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, si dhe Kryesuesi i Takimeve Vjetore dhe Presidenti i Bankës Qendrore të Paraguait, Carlos Carvallo Spalding. “Në adresimet kryesore u trajtuan perspektiva ekonomike globale, pasiguritë gjeopolitike dhe presionet inflacioniste, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, forcimit të qëndrueshmërisë së sistemeve financiare dhe rindërtimit të hapësirës fiskale për përballimin e goditjeve. Vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu mobilizimit të kapitalit privat, krijimit të vendeve të punës dhe përmirësimit të qasjes në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Në këtë kuadër, u theksuan mundësitë që ofron inteligjenca artificiale për produktivitetin dhe zhvillimin, si dhe nevoja për menaxhimin e rreziqeve teknologjike dhe forcimin e reziliencës kibernetike. Pjesëmarrja e Guvernatorit Ismaili është pjesë e angazhimit të nivelit të lartë të BQK-së në Takimet Vjetore 2026 dhe paraqet një mundësi të rëndësishme për të përcjellë diskutimet dhe zhvillimet e politikave globale me rëndësi për sistemin financiar të Kosovës dhe agjendën e vazhdueshme të reformave të BQK-së”, thuhet në njoftin.Banka Qendrore e Republikës së Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar për ruajtjen e një sistemi financiar të qëndrueshëm, rezilient, gjithëpërfshirës dhe modern, avancimin e reformave institucionale dhe rregullative, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit me FMN-në, Grupin e Bankës Botërore dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë në mbësh

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, mori pjesë në Sesionin Plenar të Takimeve Vjetore 2026 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore, të mbajtura në Bangkok.BQK thekson se sesioni plenar përfaqëson një nga ngjarjet kryesore të Takimeve Vjetore, duke mbledhur përfaqësuesit e vendeve anëtare të dy institucioneve. Në kuadër të sesionit, të pranishmëve iu drejtuan Presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Ajay Banga, Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, si dhe Kryesuesi i Takimeve Vjetore dhe Presidenti i Bankës Qendrore të Paraguait, Carlos Carvallo Spalding. “Në adresimet kryesore u trajtuan perspektiva ekonomike globale, pasiguritë gjeopolitike dhe presionet inflacioniste, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, forcimit të qëndrueshmërisë së sistemeve financiare dhe rindërtimit të hapësirës fiskale për përballimin e goditjeve. Vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu mobilizimit të kapitalit privat, krijimit të vendeve të punës dhe përmirësimit të qasjes në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Në këtë kuadër, u theksuan mundësitë që ofron inteligjenca artificiale për produktivitetin dhe zhvillimin, si dhe nevoja për menaxhimin e rreziqeve teknologjike dhe forcimin e reziliencës kibernetike. Pjesëmarrja e Guvernatorit Ismaili është pjesë e angazhimit të nivelit të lartë të BQK-së në Takimet Vjetore 2026 dhe paraqet një mundësi të rëndësishme për të përcjellë diskutimet dhe zhvillimet e politikave globale me rëndësi për sistemin financiar të Kosovës dhe agjendën e vazhdueshme të reformave të BQK-së”, thuhet në njoftin.Banka Qendrore e Republikës së Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar për ruajtjen e një sistemi financiar të qëndrueshëm, rezilient, gjithëpërfshirës dhe modern, avancimin e reformave institucionale dhe rregullative, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit me FMN-në, Grupin e Bankës Botërore dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë në mbësh

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…