PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ArrestimArrestohet 24 vjeçari në Tiranë, u kap me 344 kuti me lëndë piroteknike që dyshohej se do t’ua shiste protestuesve
2 min čitanja
Arrestim

Arrestohet 24 vjeçari në Tiranë, u kap me 344 kuti me lëndë piroteknike që dyshohej se do t’ua shiste protestuesve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Policia e Shtetit ka arrestuar një 24 vjeçar në Tiranë, pasi i janë gjetur 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme që dyshohet se i kishte për t’ua shitur pjesëmarrësve në protesta.Në njoftim thuhet se vlera e 344 kutive me lëndë piroteknike ishte rreth 40 mijë euro.“Zbulohet një banesë ku ishin magazinuar lëndë piroteknike të kontrabanduara, dyshohet për t’ua shitur pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, arrestohet 24-vjeçari.Sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme, me vlerë rreth 40 000 euro.Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që kishte magazinuar në banesë sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike, me qëllim përdorimin për qëllime të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar ‘Fireworks’”, thuhet në njoftim.I arrestuar është E. R., 24 vjeç.“Nga kontrolli në katin e parë të banesës së 24-vjeçarit, në rrugën “Jargavani”, u gjetën 344 kuti me lëndë piroteknike, që dyshohet se ky shtetas ua furnizonte personave të maskuar e të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit.Vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Policia e Shtetit ka arrestuar një 24 vjeçar në Tiranë, pasi i janë gjetur 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme që dyshohet se i kishte për t’ua shitur pjesëmarrësve në protesta.Në njoftim thuhet se vlera e 344 kutive me lëndë piroteknike ishte rreth 40 mijë euro.“Zbulohet një banesë ku ishin magazinuar lëndë piroteknike të kontrabanduara, dyshohet për t’ua shitur pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, arrestohet 24-vjeçari.Sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme, me vlerë rreth 40 000 euro.Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që kishte magazinuar në banesë sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike, me qëllim përdorimin për qëllime të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar ‘Fireworks’”, thuhet në njoftim.I arrestuar është E. R., 24 vjeç.“Nga kontrolli në katin e parë të banesës së 24-vjeçarit, në rrugën “Jargavani”, u gjetën 344 kuti me lëndë piroteknike, që dyshohet se ky shtetas ua furnizonte personave të maskuar e të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit.Vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…