Tom cruiseDhjetë filmat më të mirë për t’u parë në tetor 2026
2 min čitanja
Tom cruise
Dhjetë filmat më të mirë për t’u parë në tetor 2026
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
BBC ka përzgjedhur 10 filma që ia vlen të shihen gjatë muajit tetor, nga thriller-at psikologjikë dhe filmat horror te dramat biografike, komeditë satirike dhe historitë romantike. Lista përfshin prodhime me emra të njohur të kinemasë, si Tom Cruise, Anne Hathaway, Dakota Johnson, Jessica Chastain dhe Olivia Colman, si dhe filma që trajtojnë tema aktuale, nga ndikimi i rrjeteve sociale te konfliktet shoqërore dhe ambicia njerëzore.Përzgjedhja bazohet në artikullin e BBC-së, i cili veçon 12 prodhime të muajit. Më poshtë janë 10 prej tyre, me përshkrime të përmbledhura në shqip. Renditja ndjek përzgjedhjen e artikullit dhe nuk përfaqëson një klasifikim zyrtar sipas vlerësimeve të publikut apo kritikëve. Digger1. DiggerZhanri: Satirë, komedi e zezë, dramëTom Cruise luan Digger Rockwell, një miliarder të çuditshëm të industrisë së naftës, kompania e të cilit shkakton një katastrofë mjedisore. Atij i besohet detyra të riparojë dëmet që ka shkaktuar vetë, ndërsa përballet me pasojat e vendimeve të tij. Me regji të Alejandro Gonzalez Inarritu, filmi ndërthur humorin e zi me satirën mbi pushtetin, pasurinë dhe krizën klimatike. Sense and Sensibility2. Sense and SensibilityZhanri: Dramë, romancëBazuar në romanin e njohur të Jane Austen, filmi rrëfen historinë e motrave Dashwood, të cilat pas vdekjes së babait detyrohen të largohen nga shtëpia e tyre dhe të përballen me pasigurinë financiare e sentimentale. Daisy Edgar-Jones dhe Esmé Creed-Miles interpretojnë dy motrat, ndërsa historia eksploron dashurinë, dallimet shoqërore dhe pritshmëritë e shoqërisë ndaj grave. Verity3. VerityZhanri: Thriller psikologjikI bazuar në romanin e Colleen Hoover, filmi ndjek një shkrimtare që punësohet për të përfunduar librin e një autoreje të famshme, Verity Crawford, e cila ndodhet në gjendje kome pas një aksidenti. Pasi vendoset në shtëpinë e saj, ajo nis të zbulojë detaje shqetësuese që e bëjnë të dyshojë nëse gjendja e Verity-t është vërtet ajo që duket. Anne Hathaway, Dakota Johnson dhe
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.