Kampi bondsteelBondsteel-i si bazë e përhershme amerikane, sa fiton Kosova dhe çfarë interesi ka Uashingtoni?
2 min čitanja
Kampi bondsteel
Bondsteel-i si bazë e përhershme amerikane, sa fiton Kosova dhe çfarë interesi ka Uashingtoni?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Propozimi për shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë të përhershme ushtarake amerikane ka rikthyer në vëmendje rëndësinë e pranisë së Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe ndikimin që një zhvillim i tillë do të mund të kishte në sigurinë e vendit dhe në rajon, shkruan Telegrafi.Kjo temë u rikthye pasi që senatori amerikan, Dick Durbin ka thënë se propozimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që kampi Bondsteel të shndërrohet në një bazë të përhershme ushtarake amerikane, “duhet të shqyrtohet seriozisht”.Nga ana tjetër ekspertja e politikës së jashtme, Donika Emini dhe ish-koloneli i FSK-së, Hysen Gecaj në deklarata dhënë për Telegrafin, kanë analizuar përfitimet e mundshme të kësaj nisme, por edhe sfidat që lidhen me interesat strategjike të SHBA-së, kostot financiare dhe garancitë konkrete të sigurisë.Sipas Eminit, një bazë e përhershme amerikane do të forconte partneritetin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, ndërsa Gecaj vlerëson se rëndësia e saj do të varej nga angazhimet konkrete ushtarake dhe strategjike që do të përfshiheshin në një marrëveshje të mundshme. Emini ka theksuar se një bazë e tillë do të përfaqësonte një ndryshim në mënyrën se si është organizuar aktualisht prania ushtarake amerikane në Kosovë.“Aktualisht, Kosova dhe SHBA-ja kanë bashkëpunim bilateral, por prania e trupave amerikane në Kosovë është e organizuar në kuadër të NATO-s, përmes KFOR-it. Një bazë e përhershme amerikane do ta bilateralizonte më tej këtë bashkëpunim dhe do t’i jepte partneritetit mes dy vendeve një dimension të ri.”, ka thënë Emini për Telegrafin.Ajo ka vlerësuar se një zhvillim i tillë do të kishte rëndësi jo vetëm për garancitë e sigurisë, por edhe për pozitën dhe relevancën e Kosovës në rajon.Megjithatë, Emini ka shprehur rezerva sa i përket mundësisë që Uashingtoni ta mbështesë një propozim të tillë, duke theksuar se vendimi do të varej nga interesat dhe prioritetet strategjike amerikane.“Duhet të kemi parasysh se krijimi i një baze të përhershme ushtarake ësh
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.