Benjamin netanyahuRivali kryesor i Netanyahut zotohet se do ta mposhtë Hamasin brenda 18 muajve - nëse zgjidhet kryeministër
2 min čitanja
Benjamin netanyahu
Rivali kryesor i Netanyahut zotohet se do ta mposhtë Hamasin brenda 18 muajve - nëse zgjidhet kryeministër
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Politikani i opozitës izraelite, Gadi Eisenkot – rivali kryesor i kryeministrit Benjamin Netanyahu në zgjedhjet e ardhshme – u zotua të enjten se do t'i japë fund sundimit të Hamasit në Gaza, nëse fiton postin pas votimit të 27 tetorit."Sot bëj një zotim publik: që nga momenti kur të hyj në zyrën e kryeministrit, brenda 18 muajve Hamasi nuk do të sundojë më në Rripin e Gazës", deklaroi lideri i partisë së qendrës së djathtë, 'Yashar', gjatë një konference për shtyp pranë territorit palestinez të shkatërruar nga lufta, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Ai tha se do ta arrijë këtë ose përmes zbatimit të planit të presidentit amerikan Donald Trump për armëpushim – i cili parashikon çarmatimin gradual të Hamasit dhe transferimin e pushtetit – ose përmes "operacioneve krijuese" të ushtrisë izraelite, që synojnë shkatërrimin e krahut ushtarak të lëvizjes palestineze.Në korrik, Hamasi njoftoi se po shpërndante organin e tij qeverisës, për të lehtësuar kalimin e administratës së Gazës te një komitet i ri teknokrat palestinez, i quajtur Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG).NCAG, i cili aktualisht e ka selinë në Kajro, u krijua pas shpalljes së një armëpushimi tetorin e kaluar dhe mbikëqyret nga Bordi për Paqe i Trumpit.Më vonë gjatë korrikut, Hamasi njoftoi se kishte rënë dakord për një marrëveshje që përfshin dorëzimin e armëve të tij te NCAG-ja.Megjithatë, Izraeli ka shfaqur skepticizëm; Netanyahu kërkon çarmatimin e verifikueshëm të të gjitha armëve, përpara se të bëhet ndonjë tërheqje e forcave ushtarake.Hamasi nuk ka ndërmarrë hapa drejt çarmatimit, Izraeli ka refuzuar të përgjigjet duke nisur tërheqjen e forcave, ndërsa NCAG-ja nuk është duke operuar brenda territorit në fjalë.Sipas kushteve të armëpushimit, forcave izraelite u lejohej të qëndronin në 53 për qind të territorit të Gazës, por një vit më vonë, ato kontrollojnë rreth 70 për qind të tij, sipas të dhënave zyrtare.Zotimi i bërë të enjten nga Eisenkot në kuadër të fushatës së tij, ësht
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.