PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
PrattelnFemicidi në Pratteln që tronditi Zvicrën shkon në shkallën e dytë: Gjykimi ndaj kosovarit rinis në nëntor
2 min čitanja
Pratteln

Femicidi në Pratteln që tronditi Zvicrën shkon në shkallën e dytë: Gjykimi ndaj kosovarit rinis në nëntor

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Procesi gjyqësor për një nga femicidet më të bujshme në rajonin e Baselit po hyn në një fazë të re. Një 62-vjeçar nga Kosova, i cili u dënua vitin e kaluar me 19 vjet burgim dhe 15 vjet dëbim nga Zvicra për vrasjen makabre të nuses së djalit të tij në Pratteln, do të dalë sërish para gjyqit nga mesi i muajit nëntor. Gjykata e Kantonit Basel-Landschaft ka caktuar dy ditë e gjysmë seanca për shqyrtimin e rastit në shkallë të dytë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2020, kur i pandehuri goditi me thikë nusen e djalit pas konflikteve të vazhdueshme familjare. Viktima kishte planifikuar të ndahej nga bashkëshorti i saj për shkak të dhunës në familje, ndërsa Gjykata Penale e konsideroi krimin si të planifikuar, të pabesë dhe mjaft brutal. Sipas vendimit të shkallës së parë të dhjetorit 2024, vjehrri kërkonte të eliminonte nusen dhe të mbante nipin e vogël në familjen e djalit, çka u vërtetua edhe nga kërkimet që ai kishte bërë në internet mbi kujdestarinë e fëmijës në rast të vdekjes së nënës. Në gjyqin e shkallës së dytë, mbrojtja e të dënuarit do të udhëhiqet sërish nga avokati i njohur nga Zürichu, Valentin Landmann. Mbrojtja pretendon se i klienti i saj nuk ka vepruar me paramendim, por në vetëmbrojtje dhe në gjendje të tronditjes psiqike, duke kërkuar uljen e dënimit në maksimum 9 vjet burg për vrasje pa paramendim dhe anulimin e dëbimit nga territori zviceran. Në anën tjetër, trupi gjykues i shkallës së parë kishte shkuar edhe më tej se kërkesa e prokurorisë prej 17 vjetësh, duke i shqiptuar atij 19 vjet burgim, transmeton Telegrafi. Një provë kyçe që pritet të luajë rol vendimtar edhe në procesin e apelimit është një regjistrim audio prej rreth gjysmë ore, të cilin viktima e kishte bërë me telefonin e saj celular gjatë momentit të sulmit. Në atë regjistrim dëgjohet shkallëzimi i konfliktit dhe lutjet e gruas për të parë edhe një herë djalin e saj trevjeçar, të cilin vjehrri e kishte nxjerrë jashtë banesës bashkë me anëtarët e tjerë të familjes përpara se të kryen

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Procesi gjyqësor për një nga femicidet më të bujshme në rajonin e Baselit po hyn në një fazë të re. Një 62-vjeçar nga Kosova, i cili u dënua vitin e kaluar me 19 vjet burgim dhe 15 vjet dëbim nga Zvicra për vrasjen makabre të nuses së djalit të tij në Pratteln, do të dalë sërish para gjyqit nga mesi i muajit nëntor. Gjykata e Kantonit Basel-Landschaft ka caktuar dy ditë e gjysmë seanca për shqyrtimin e rastit në shkallë të dytë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2020, kur i pandehuri goditi me thikë nusen e djalit pas konflikteve të vazhdueshme familjare. Viktima kishte planifikuar të ndahej nga bashkëshorti i saj për shkak të dhunës në familje, ndërsa Gjykata Penale e konsideroi krimin si të planifikuar, të pabesë dhe mjaft brutal. Sipas vendimit të shkallës së parë të dhjetorit 2024, vjehrri kërkonte të eliminonte nusen dhe të mbante nipin e vogël në familjen e djalit, çka u vërtetua edhe nga kërkimet që ai kishte bërë në internet mbi kujdestarinë e fëmijës në rast të vdekjes së nënës. Në gjyqin e shkallës së dytë, mbrojtja e të dënuarit do të udhëhiqet sërish nga avokati i njohur nga Zürichu, Valentin Landmann. Mbrojtja pretendon se i klienti i saj nuk ka vepruar me paramendim, por në vetëmbrojtje dhe në gjendje të tronditjes psiqike, duke kërkuar uljen e dënimit në maksimum 9 vjet burg për vrasje pa paramendim dhe anulimin e dëbimit nga territori zviceran. Në anën tjetër, trupi gjykues i shkallës së parë kishte shkuar edhe më tej se kërkesa e prokurorisë prej 17 vjetësh, duke i shqiptuar atij 19 vjet burgim, transmeton Telegrafi. Një provë kyçe që pritet të luajë rol vendimtar edhe në procesin e apelimit është një regjistrim audio prej rreth gjysmë ore, të cilin viktima e kishte bërë me telefonin e saj celular gjatë momentit të sulmit. Në atë regjistrim dëgjohet shkallëzimi i konfliktit dhe lutjet e gruas për të parë edhe një herë djalin e saj trevjeçar, të cilin vjehrri e kishte nxjerrë jashtë banesës bashkë me anëtarët e tjerë të familjes përpara se të kryen

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…