PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Departamenti i shtetitDepartamenti i Shtetit shkarkon Zampollin, njeriun që në shkurt takoi Dodikun
2 min čitanja
Departamenti i shtetit

Departamenti i Shtetit shkarkon Zampollin, njeriun që në shkurt takoi Dodikun

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Është shkarkuar nga detyra e tij, Paulo Zampolli, një mik i hershëm i Donald Trump dhe i dërguar special i Departamentit të Shtetit."Paolo u informua sot se statusi i tij si i dërguar është ndërprerë dhe se ai nuk është më punonjës qeveritar", citohet të ketë thënë një zyrtar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Sipas tyre, konflikti midis dy zyrtarëve të lartë në administratën e presidentit të SHBA-së Donald Trump është përshkallëzuar në një mosmarrëveshje serioze të brendshme, të shënuar nga akuza të ndërsjella, kërcënime për padi dhe mosmarrëveshje mbi autoritetin.Sipas POLITICO, në qendër të konfliktit janë Paolo Zampolli, miku i hershëm i Trump dhe i dërguar special i Departamentit të Shtetit, dhe Zëvendës Sekretari i Shtetit, Christopher Landau.Ndërkohë, një zyrtar amerikan konfirmoi të enjten se Paolo Zampolli është shkarkuar, duke thënë se statusi i tij “si i dërguar ka përfunduar dhe ai nuk është më punonjës i qeverisë”.I pyetur për të komentuar mbi shkarkimin e tij, Zampolli tha në një deklaratë: “T’i shërbeja [Presidentit Donald Trump] dhe Shteteve të Bashkuara ka qenë nderi më i madh i jetës sime. I jam thellësisht mirënjohës Presidentit Trump, Sekretarit Rubio dhe të gjithë ekipit”.“Tani është koha për kapitullin tjetër – rikthim te biznesi, ndërtimi i marrëdhënieve dhe finalizimi i marrëveshjeve”, shtoi ai.Ndërsa siç shkruan vijesti.ba, një nga pikat e mosmarrëveshjes ishte vizita e Zampollit në Ballkan, gjatë së cilës ai u takua me përfaqësues të qeverisë së RS dhe diskutoi projekte energjetike.Vizita e Zampollit në RS në shkurt, gjatë së cilës ai u takua me kreun e qeverisë së entitetit, tërhoqi vëmendje të veçantë. Bisedimet u përqendruan në financimin e projekteve diellore dhe hidroelektrike, dhe autoritetet e RS e përshkruan atë si "një diplomat jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe me ndikim në shumë sfera të shoqërisë".Siç vë në pah ky medium, Paolo Zampolli u takua me presidentin e SNSD, Milorad Dodik në Banja LLukë në shkurt. /Telegrafi

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Është shkarkuar nga detyra e tij, Paulo Zampolli, një mik i hershëm i Donald Trump dhe i dërguar special i Departamentit të Shtetit."Paolo u informua sot se statusi i tij si i dërguar është ndërprerë dhe se ai nuk është më punonjës qeveritar", citohet të ketë thënë një zyrtar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Sipas tyre, konflikti midis dy zyrtarëve të lartë në administratën e presidentit të SHBA-së Donald Trump është përshkallëzuar në një mosmarrëveshje serioze të brendshme, të shënuar nga akuza të ndërsjella, kërcënime për padi dhe mosmarrëveshje mbi autoritetin.Sipas POLITICO, në qendër të konfliktit janë Paolo Zampolli, miku i hershëm i Trump dhe i dërguar special i Departamentit të Shtetit, dhe Zëvendës Sekretari i Shtetit, Christopher Landau.Ndërkohë, një zyrtar amerikan konfirmoi të enjten se Paolo Zampolli është shkarkuar, duke thënë se statusi i tij “si i dërguar ka përfunduar dhe ai nuk është më punonjës i qeverisë”.I pyetur për të komentuar mbi shkarkimin e tij, Zampolli tha në një deklaratë: “T’i shërbeja [Presidentit Donald Trump] dhe Shteteve të Bashkuara ka qenë nderi më i madh i jetës sime. I jam thellësisht mirënjohës Presidentit Trump, Sekretarit Rubio dhe të gjithë ekipit”.“Tani është koha për kapitullin tjetër – rikthim te biznesi, ndërtimi i marrëdhënieve dhe finalizimi i marrëveshjeve”, shtoi ai.Ndërsa siç shkruan vijesti.ba, një nga pikat e mosmarrëveshjes ishte vizita e Zampollit në Ballkan, gjatë së cilës ai u takua me përfaqësues të qeverisë së RS dhe diskutoi projekte energjetike.Vizita e Zampollit në RS në shkurt, gjatë së cilës ai u takua me kreun e qeverisë së entitetit, tërhoqi vëmendje të veçantë. Bisedimet u përqendruan në financimin e projekteve diellore dhe hidroelektrike, dhe autoritetet e RS e përshkruan atë si "një diplomat jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe me ndikim në shumë sfera të shoqërisë".Siç vë në pah ky medium, Paolo Zampolli u takua me presidentin e SNSD, Milorad Dodik në Banja LLukë në shkurt. /Telegrafi

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…