PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ngacimimi seksualMasturboi para një vajze në autobus, dëshmitarët thonë se policia nuk e mori seriozisht rastin
2 min čitanja
Ngacimimi seksual

Masturboi para një vajze në autobus, dëshmitarët thonë se policia nuk e mori seriozisht rastin

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dy studente raportuan se ishin ngacmuar seksualisht nga një burrë në një autobus në St. Gallen. Kur ai u rishfaq të hënën, disa studentë e mbajtën të ndaluar derisa mbërriti policia. Ato thonë se një burrë masturboi gjatë udhëtimit, madje, një studente më vonë zbuloi spermë në rrobat e saj. "Kur zbrita nga autobusi, vura re spermë në pantallonat e mia", tha një studente 21-vjeçare për 20Minuten, e cila vetëm kur doli nga autobusi në qytetin e St. Gallen, e kuptoi se burri pranë saj ndoshta kishte qenë duke masturbuar. Burri kishte qëndruar shumë afër saj. Meqenëse dukej i padukshëm dhe mezi kishte vend në autobus, ajo fillimisht nuk vuri re asgjë të dyshimtë. Megjithatë, gjurmët e spermës në rrobat e saj e bënë të kuptonte se çfarë kishte ndodhur pas udhëtimit. Siç tregon 21-vjeçarja, dy nga shoqet e saj në autobusin numër 9 kishin pasur përvoja të ngjashme. Njëra prej tyre e kishte denoncuar të njëjtin burrë në polici një javë më parë. Tjetra e kishte takuar të hënën. Ndërsa po bëhej gati të zbriste nga autobusi, e reja vuri re se pantallonat e burrit ishin të hapura. "Ndërsa po zbrisja, arrita ta kapa burrin nga çanta e shpinës", tha viktima e ngacimimit seksual. Më pas, ajo kishte thirrur ndihmë dhe aty ishin edhe tre studentë të tjerë, të cilët e ndihmuan atë, duke e mbajtur burrin derisa mbërriti policia. Por, sipas dy studentëve, as policia nuk i ka marrë serziozisht ata, duke u thënë se burri mbase do gjobitet. "Nuk e kuptoj këtë qasje, sepse, të gjithë duhet ta dijnë se në të ardhmen incidente të tilla duhen parandaluar", tha për 20Minuten njëri nga studentët. Nga ana tjetër, Policia kantonale e St. Gallen konfirmoi se një incident ndodhi të hënën në itinerarin e prekur të autobusit, duke shtuar se hetimi është duke u zhvilluar tani. Zyra e prokurorit publik do të vendosë se me çfarë pasojash do të përballet burri pasi të kenë përfunduar hetimet./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dy studente raportuan se ishin ngacmuar seksualisht nga një burrë në një autobus në St. Gallen. Kur ai u rishfaq të hënën, disa studentë e mbajtën të ndaluar derisa mbërriti policia. Ato thonë se një burrë masturboi gjatë udhëtimit, madje, një studente më vonë zbuloi spermë në rrobat e saj. "Kur zbrita nga autobusi, vura re spermë në pantallonat e mia", tha një studente 21-vjeçare për 20Minuten, e cila vetëm kur doli nga autobusi në qytetin e St. Gallen, e kuptoi se burri pranë saj ndoshta kishte qenë duke masturbuar. Burri kishte qëndruar shumë afër saj. Meqenëse dukej i padukshëm dhe mezi kishte vend në autobus, ajo fillimisht nuk vuri re asgjë të dyshimtë. Megjithatë, gjurmët e spermës në rrobat e saj e bënë të kuptonte se çfarë kishte ndodhur pas udhëtimit. Siç tregon 21-vjeçarja, dy nga shoqet e saj në autobusin numër 9 kishin pasur përvoja të ngjashme. Njëra prej tyre e kishte denoncuar të njëjtin burrë në polici një javë më parë. Tjetra e kishte takuar të hënën. Ndërsa po bëhej gati të zbriste nga autobusi, e reja vuri re se pantallonat e burrit ishin të hapura. "Ndërsa po zbrisja, arrita ta kapa burrin nga çanta e shpinës", tha viktima e ngacimimit seksual. Më pas, ajo kishte thirrur ndihmë dhe aty ishin edhe tre studentë të tjerë, të cilët e ndihmuan atë, duke e mbajtur burrin derisa mbërriti policia. Por, sipas dy studentëve, as policia nuk i ka marrë serziozisht ata, duke u thënë se burri mbase do gjobitet. "Nuk e kuptoj këtë qasje, sepse, të gjithë duhet ta dijnë se në të ardhmen incidente të tilla duhen parandaluar", tha për 20Minuten njëri nga studentët. Nga ana tjetër, Policia kantonale e St. Gallen konfirmoi se një incident ndodhi të hënën në itinerarin e prekur të autobusit, duke shtuar se hetimi është duke u zhvilluar tani. Zyra e prokurorit publik do të vendosë se me çfarë pasojash do të përballet burri pasi të kenë përfunduar hetimet./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…