Gjilani lokalePolicia në Gjilan shqipton 1,519 gjoba për një javë, 29 shoferëve u ndalohet drejtimi i automjeteve
1 min čitanja
Gjilani lokale
Policia në Gjilan shqipton 1,519 gjoba për një javë, 29 shoferëve u ndalohet drejtimi i automjeteve
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Policia e Kosovës në Gjilan ka shqiptuar 1,519 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë periudhës 9–15 tetor 2026.Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, gjatë kësaj periudhe janë hetuar 26 aksidente trafiku, prej të cilave 10 me dëme materiale dhe 16 me persona të lënduar.Në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë rrugore, policia ka shqiptuar 38 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe 60 gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurisë.Po ashtu, 29 ngasësve u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë apel shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut, të ulin shpejtësinë, të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes dhe të vendosin rripin e sigurisë.Policia gjithashtu ka kërkuar kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve dhe respektim të sinjalistikës rrugore dhe semaforëve, duke theksuar se siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.