PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
SerbiaGrliq Radman për notën e protestës së Serbisë: Nuk kam marrë kurrë dokument më të çuditshëm
2 min čitanja
Serbia

Grliq Radman për notën e protestës së Serbisë: Nuk kam marrë kurrë dokument më të çuditshëm

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ka hedhur poshtë akuzat e Beogradit për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Serbi, duke e cilësuar notën serbe të protestës si të pazakontë dhe të motivuar nga fushata zgjedhore, shkruan Telegrafi.Sipas sipas mediave në rajon, ai tha se nuk kishte marrë dokument diplomatik më të çuditshëm që nga marrja e detyrës, transmeton Telegrafi.Ministria e Jashtme e Serbisë ia kishte dërguar notën Zagrebit më 14 tetor. Sipas Index.hr, që citon Radiotelevizionin e Serbisë, në të kundërshtohen përpjekjet për ndikim të jashtëm në zgjedhje dhe mënyra të caktuara të raportimit të mediave kroate për zhvillimet politike në Serbi.Grliq Radman sugjeroi se reagimi kishte motive të brendshme politike dhe lidhje të qarta me fushatën zgjedhore.Ai theksoi se Kroacia është shtet demokratik, ku liria e medias përbën një nga liritë themelore evropiane. Sipas tij, këtë parim duhet ta respektojë çdo vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.“Nuk ia vlen të harxhohen fjalë për këtë”, deklaroi ministri, duke shtuar se Zagrebi ka prioritete më të rëndësishme.Ndërkohë, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, nga Brukseli, i hodhi poshtë pretendimet se Kroacia po ndërhyn në garën zgjedhore në Serbi.Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi janë caktuar për 25 tetor./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ka hedhur poshtë akuzat e Beogradit për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Serbi, duke e cilësuar notën serbe të protestës si të pazakontë dhe të motivuar nga fushata zgjedhore, shkruan Telegrafi.Sipas sipas mediave në rajon, ai tha se nuk kishte marrë dokument diplomatik më të çuditshëm që nga marrja e detyrës, transmeton Telegrafi.Ministria e Jashtme e Serbisë ia kishte dërguar notën Zagrebit më 14 tetor. Sipas Index.hr, që citon Radiotelevizionin e Serbisë, në të kundërshtohen përpjekjet për ndikim të jashtëm në zgjedhje dhe mënyra të caktuara të raportimit të mediave kroate për zhvillimet politike në Serbi.Grliq Radman sugjeroi se reagimi kishte motive të brendshme politike dhe lidhje të qarta me fushatën zgjedhore.Ai theksoi se Kroacia është shtet demokratik, ku liria e medias përbën një nga liritë themelore evropiane. Sipas tij, këtë parim duhet ta respektojë çdo vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.“Nuk ia vlen të harxhohen fjalë për këtë”, deklaroi ministri, duke shtuar se Zagrebi ka prioritete më të rëndësishme.Ndërkohë, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, nga Brukseli, i hodhi poshtë pretendimet se Kroacia po ndërhyn në garën zgjedhore në Serbi.Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi janë caktuar për 25 tetor./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…